Hoxhës nga Shqipëria i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut! Policia: Mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare

Maqedonia

Hoxhës nga Shqipëria i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut! Policia: Mund të paraqesë rrezik për sigurinë kombëtare

Më: 16 prill 2023 Në ora: 16:35
Ahmed Kalaja

Hoxhës nga Shqipërija, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet hoxha në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafthanë”.

“Paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në dokumentin që policia i ka dhënë Ahmedit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat