OBRM-PDUKM do t’u shkruajë letër ambasadave “për keqpërdorimin e flamurit evropian për ligjet për korridoret”

Maqedonia

OBRM-PDUKM do t’u shkruajë letër ambasadave “për keqpërdorimin e flamurit evropian për ligjet për korridoret”

Më: 10 maj 2023 Në ora: 16:05
OBRM-PDUKM

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në Komunën e Velesit paralajmëroi se partia dhe grupi parlamentar do t’u dërgojnë letër të gjitha institucioneve dhe ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian për keqpërdorimin e flamurit evropian gjatë miratimit të amendamenteve ligjore për korridoret.

“Unë pres reagim nga ana e zyrës së Komisionit Evropian këtu në Maqedoni. Pres reagim nga ana e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, ndonjë reagim, deri më tani nuk ka asnjë lloj reagimi.

Duket hapur se janë të keqpërdorur në këtë proces ose të paktën unë kështu dua të besoj, por nëse mbetet kjo heshtje dhe pa reagim atëherë mund të dyshojmë se bëhet fjalë për diçka tjetër”.

“Si parti politike dhe grup parlamentar do të dërgojmë letër deri tek të gjitha institucioneve, jo vetëm ato të Maqedonisë, po edhe te ambasadat në Maqedoni, të vendeve anëtare të BE-së por edhe vetë Komisionit Evropian”, deklaroi Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat