I moshuari gjendet i vdekur në një banesë në Shkup

Maqedonia

I moshuari gjendet i vdekur në një banesë në Shkup

Më: 27 maj 2023 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Një 76-vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur në një banesë në Aerodrom. Policia njofton se trupi i pajetë i të njëjtit është dorëzuar për autopsi.

“Më datë 26.05.2023 në ora 13:23 është raportuar se V.D.(76) nga Shkupi është gjetur i vdekur në banesë në zonën e Aerodromit. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat