Spasovski për kërcënimet ndaj kryetarit të Haraçinës: Qytetarët nuk mund të jenë peng i interesave politike apo personale

Maqedonia

Spasovski për kërcënimet ndaj kryetarit të Haraçinës: Qytetarët nuk mund të jenë peng i interesave politike apo personale

Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:07
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski

Policia ka ngritur kallëzim kundër të gjithë personave që kanë shkelur sigurinë në Haraçinë, pasi që administrata komunale javën e kaluar njoftoi se komuna nuk do të punojë për shkak se kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi ka marrë kërcënime me vdekje.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot apeloi që të gjithë ata që kanë keqkuptime, personale apo politike, t’i zgjidhin dhe institucionet të funksionojnë.

“Kemi dy raporte për ngjarje të tilla. Janë marrë të gjitha masat e nevojshme, për të cilat janë dorëzuar të gjitha raportet përkatëse në lidhje me personat që praktikisht cenojnë sigurinë. Apeloj që këto keqkuptime që kanë për çfarëdo arsye, qofshin ato personale apo politike, duhet të zgjidhen sepse qytetarët e Haraçinës nuk duhet të mbahen peng”.

“Natyrisht, policia është në dispozicionin tuaj nëse është e nevojshme të sigurohet siguria e dikujt sepse në vend askush nuk mund të sulmojë askënd ose të paraqesë rrezik për të, por nëse ka keqkuptime personale ose ndonjë motiv për keqkuptimet e tilla, të sqarohen dhe institucionet të funksionojnë normalisht në interes të qytetarëve”, tha ministri Spasovski.

Ndryshe, sot kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi njoftoi se administrata do të kthehet në punë dhe komuna do të jetë e hapur për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat