Kasami thirrje organeve të drejtësisë: Mos i fshihni fajtorët kryesorë të djegies së spitalit modular

Maqedonia

Kasami thirrje organeve të drejtësisë: Mos i fshihni fajtorët kryesorë të djegies së spitalit modular

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:55
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami kërkoi përgjegjësi urgjente nga ana e Prokurorisë Publike se pse asnjëherë në procedurë gjyqësore nuk u morën parasysh konstatimet nga ekipi Forenzik i Ekspertëve gjerman dhe konstatimet e Elektro Inxhinierit të këtij rasti.

Kasami u bëri thirrje organeve të drejtësisë të mos luajnë me emocionet e familjarëve të kësaj tragjedie.

“Pyesim publikisht prokurorët e këtij rasti në krye me ish kryeprokurorin e parë JOVESKI dhe pasuesen e tij JOSIVOFSKA, se pse asnjëherë gjatë gjykimit të këtij rasti nuk u morrën për bazë raportet e kontatimeve nga ana e Ekipit të Forenzikës Gjermane dhe njëkohësisht të Inxhinierit Elektrik ku qartësisht në raportet e tyre i nxjerrin fajtorët e vërtetë dhe kryesorë të kësaj tragjedie e cila është kompania e ish zv. kryeministrit Angjushev për punën jo adekuate të kryer sipas specifikacioneve tenderuese të spitalit modular në fjalë! Andaj, ju bëjmë thirrje serioze dhe të fuqishme organeve të drejtësisë: Mos luani me emocionet e familjarëve të kësaj tragjedie e cila morri 14 viktima; Dënoni fajtorët e vërtetë sipas raporteve dhe konstatimeve neutrale dhe profesionale që ju kanë ardhur për këtë rast; Porositësi i këtij spitali modular është Qeveria gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë në krye me Venko Filipçen dhe ndërtuesi i projektit është kompania e ish zv. kryeministrit Angjushev. Ky rast nuk mund të mbyllet si fatkeqësi, por duhet të mbyllet me përgjegjësi!

Andaj, mos i fshihni fajtorët kryesorë dhe të vërtetë të këtij rasti!”, tha Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat