Shehu: Organizimi i zgjedhjeve të dyfishta do të kushtojnë 17 milionë euro

Maqedonia

Shehu: Organizimi i zgjedhjeve të dyfishta do të kushtojnë 17 milionë euro

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:44
Ditmire Shehu

Organizimi i zgjedhjeve të dyfishta në maj të këtij viti, do t’u kushtojë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përafërsisht 17 milionë euro, ka bërë të ditur Ditmire Shehu nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shehu për “TV21” njofton se edhe në KSHZ ka pasur avancime dhe punësime të reja, të cilat tashmë janë aprovuar nga Ministria e Financave.

“Para se të shpallen zgjedhjet nga Ministria e Financave veç na dhanë pëlqim për punësim dhe avancim e të punësuarve në KSHZ dhe gjithashtu në bazë të Kodit Zgjedhor kemi mundësi të angazhojmë edhe trupa ndihmës”, tha Shehu.

Ajo deklaroi se që nga viti i kaluar e kanë ditur se ky vit do të jetë vit zgjedhor, por fakti se do të jenë të dyfishta sipas saj e lehtëson punën ngaqë administrata nuk do të angazhohet për dy cikle.

“Po, Komisioni Shtetëror Zgjedhor prej vitit të kaluar e dinim se është vit zgjedhor dhe se do të kemi dy palë zgjedhje, mirëpo ndoshta nuk e dinim se do të jenë në të njëjtën kohë. I kemi ndërmarrë të gjitha aktivitetet sa i përket realizimit dhe zbatimit të procesit zgjedhor."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat