“Ikni sa më shpejt”/ Pamjet tronditëse nga tragjedia në Koçan, të rinjtë shtyjnë njëri-tjetrin për t’i shpëtuar tmerrit

Maqedonia

“Ikni sa më shpejt”/ Pamjet tronditëse nga tragjedia në Koçan, të rinjtë shtyjnë njëri-tjetrin për t’i shpëtuar tmerrit

Më: 18 mars 2025 Në ora: 22:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Të tjera pamje tronditëse nga tragjedia në diskotekën e Koçanit zbulojnë tmerrin që përjetuan të rinjtë, teksa nxitonin t’u shpëtonin flakëve.

Nga lokali i natës, që atë natë ishte mbushur disa herë mbi kapacitetin, qytetarët duken teksa shtyjnë njëri-tjetrin, në përpjekje për të dalë jashtë, ndërkohë që vendi është mbuluar nga tymi i zjarrit.

“Ikni sa më shpejt, sa më shpejt”, dëgjohen të bërtiturat e qytetarëve.

Nga tragjedia, humbën jetën 59 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat