A do të na vetëdijësojë tragjedia në Koçan!? “Ndërtuam sistem i cili filloi të vrasë fëmijët tanë”

Maqedonia

A do të na vetëdijësojë tragjedia në Koçan!? “Ndërtuam sistem i cili filloi të vrasë fëmijët tanë”

Më: 19 mars 2025 Në ora: 18:08
Diskoteka në Koçan

“Ndërtuam sistem në këto dekada i cili për fat të keq po i vret fëmijët tanë”, kështu deklaroi Goran Markovski – dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë.

Sistem përplot me vrima, improvizime, ryshfet dhe korrupsion i shpërndarë kudo, mosrespektimi i standardeve dhe ligjeve, mungesë kontrolli. Këto janë arsyet kryesore pse po na ndodhin tragjedi si ajo e Koçanit, thonë ekspertët. Paralajmërojnë se nëse nuk i dalim përballë këtij sistemi – kjo tragjedi mund të mos jetë e fundit.

“Në ndërtimtari në veprimtari tepër serioze, të ndjeshme, sensitive ka më shumë improvizime dhe vazhdimisht e më shumë panjohuri dhe papërgjegjësi. Nëse nuk i dalim ballë kësaj, më besoni se Koçani nuk do të jetë gjendja dhe ngjarja e fundit traumatike që do të na ndodhë”, tha Goran Markovski  – dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë.

“Shkoni vetëm në klinikë dhe shikoni ato daljet e dyta se janë të mbyllura me dry. Shkoni vetëm në klinikë. Mos dashtë Zoti diçka të ndodh duhet ta kërkojnë çelësin. D.m.th. ne edhe në vetë mirëmbajtjen e atyre objekteve kemi problem dhe nuk e dimë. E njëjta me shumë gjasa ndodh edhe në shkollat, njëra dalja është e hapur, tjetra e mbyllur”, u shpreh Martin Panovski – artitekt.

Sipas Panovskit i gjithë sistemi është krijuar që të ketë korrupsion. Ligjet dhe rregulloret janë të tilla që do të ju nevojiten vite që në burokracinë shtetërore të nxirrni dokumentacion. Sistemi ju thotë bëjeni jashtë procedurës – thotë ai.

“Këtu bëhet fjalë për kriminel që nuk ka dashur të paguaj as projektues as asgjë. Thjeshtë shteti ia ka dhënë, ia ka lejuar që të hapë, ndërsa a i kontrollon apo jo, kjo është çështja. Edhe pse është dashur të kryejnë kontrolle dhe pas atyre kontrolleve ajo diskotekë nuk është dashur të punojë”, shtoi Martin Panovski – arhitekt.

Legalizimi i ndërtimeve pa leje vetëm me elaborat pa respektimin e standardeve nga Ligji për ndërtim, kontribuuan që në dokumente gjithçka të jetë legale.

“Dukshëm sistemi është përplot me vrima. Sigurisht se legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje, objekte të ndërtuara, kalon me lehtësi të pa durueshme, kontribuon për diçka të tillë”, potencoi – Goran Markovski – Dekan i Fakulltetit të Ndërtimtarisë.

Hetimi për tragjedinë në diskotekën në Koçan dëshmoi se sistemi është i kalbur, siç tha prokurori publik Kocevski. Ka pasur vetëm dy aparate për shuarjen e zjarrit, nuk ka pasur rrjet hidratues, ka pasur vetëm një derë të improvizuar e cila ka qenë e mbyllur. Objekti është regjistruar si objekt juridik për industri të lehtë. Nuk është kryer riorientim në objekt hotelierik dhe ka licencë të falsifikuar për kabare

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat