MSH: Rehabilitimi i pacientëve me djegie të rënda mund të kryhet vetëm nga kuadri i specializuar mjekësor

Maqedonia

MSH: Rehabilitimi i pacientëve me djegie të rënda mund të kryhet vetëm nga kuadri i specializuar mjekësor

Më: 25 mars 2025 Në ora: 18:18
MSH

Rehabilitimi mjekësor, veçanërisht tek pacientët me djegie të rënda dhe lëndime të rënda, paraqet aktivitet rreptësisht të rregulluar shëndetësor, që mund të kryhet vetëm nga institucionet shëndetësore dhe kuadri i specializuar mjekësor.

Fizioterapia e papërshtatshme pa vlerësim mjekësor mund të çojë në pasoja të padëshirueshme për shëndetin e pacientëve dhe veprime të tilla janë të dënueshme sipas Ligjit për mbrojtje shëndetësore, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej aty theksojnë se sistemi shëndetësor ka kapacitete adekuate dhe kuadër profesional mjekësor, i gatshëm për t’iu përgjigjur nevojave për kujdes emergjent mjekësor, rehabilitim dhe fizioterapi afatgjatë.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve dhe profesionistëve mjekësorë që të vazhdojnë punën e koordinuar dhe profesionale për të siguruar kujdes të sigurt dhe cilësor për të lënduarit”, Njofton Ministria e Shëndetësisë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat