Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, realizuan një kontroll aksional në tre objekte hotelerike.
Deklarata:
Më 04/05.04.2025, në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 02:00, në rajonin e SPB Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, realizuan një kontroll aksional në tre objekte hotelerike.
Gjatë kontrollit, në një prej objekteve u arrestua R.E. (32) nga Tetova, te i cili gjatë kontrollit u gjet dhe u konfiskua kokainë. Po ashtu, në të tre objektet hotelerike u ndaluan E.I. (32) nga Bogovina, A.J. (55) nga Tetova, Sh.L. (27) nga fshati Poroj dhe E.A. (35) nga fshati Reçicë e Vogël, te të cilët u gjetën mjete të mprehta. Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, do të përgatiten parashtresa përkatëse sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe nenit 80 të Ligjit për Armë.
Nga institucionet e tjera të përfshira në kontrollin aksional u konstatuan një sërë parregullsish, dhe nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut do t’u dorëzohen vendime për mbyllje dy prej objekteve.