Memov: ZNAM po mendon të kandidojë me lista të pavarura për këshilltarë dhe të negociojë me OBRM-PDUKM-në për kryetarë komunash

Maqedonia

Memov: ZNAM po mendon të kandidojë me lista të pavarura për këshilltarë dhe të negociojë me OBRM-PDUKM-në për kryetarë komunash

Më: 22 prill 2025 Në ora: 15:37
Nikolla Memov

Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë po mendon të garojë me lista të pavarura për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa në sferën e zgjedhjes së kryetarëve komunalë, po mendon bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë me OBRM-PDUKM-në. Këtë e njoftoi sot zëdhënësi i ZNAM-it, Nikolla Memov.

Ai theksoi se në kuadër të fushatës “Së bashku dimë më shumë” në 60 ditët e ardhshme do të vizitojnë të gjitha komunat e vendit, ku do të zhvillojnë takime me anëtarë, mbështetës dhe qytetarë, për të njohur drejtpërdrejt problemet e tyre.

“Kandidatët e ZNAM do të jenë kandidatë të pavarur të Lëvizjes ZNAM “Për Maqedoninë tonë”, të mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni i tyre, thotë Memov.

Në pyetjen e gazetarit nëse ZNAM do të ketë bashkëpunim, përkrahje dhe koalicion me partitë tjera, ai u përgjigj se tani për tani po bisedohet ekskluzivisht me koalicionin OBRM-PDUKM, por se vendimin përfundimtar do ta marrin organet dhe trupat e partisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat