Prokuroria: Proces hetimor ndaj 26 vjeçarit nga Kosova që u privua nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë”, për falsifikim të dokumenteve

Maqedonia

Prokuroria: Proces hetimor ndaj 26 vjeçarit nga Kosova që u privua nga liria në vendkalimin kufitar “Bllacë”, për falsifikim të dokumenteve

Më: 24 prill 2025 Në ora: 20:38
Foto ilustrim

Prokuroria themelore publike Shkup ka ngritur proces kundër një shtetasi 26-vjeçar të Kosovës.

Për të cilin ekziston dyshim bazë se ka kryer vepër penale “falsifikim të dokumenteve”.

Siç informoi Prokuroria publike, i dyshuari më 24 prill, menjëherë pas mesnate, në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme gjatë hyrjes në shtet, ka përdorur si të vërteta dokumente të rreme – letër njoftim dhe patent shoferi italian.

“Është ndalur kur gjatë kontrollit të pasaportës i ka dorëzuar dokumentet e rreme, ndërsa prokurori publik propozoi që t’i shqiptihet masë paraburgimi për shkak të rrezikut për ikje”, qëndron në kumtesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat