Zoran Dimitrievski, Tatjana Dukovska dhe Maja Markova janë zgjedhur gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në RMV

Maqedonia

Zoran Dimitrievski, Tatjana Dukovska dhe Maja Markova janë zgjedhur gjyqtarë të Gjykatës së Lartë në RMV

Më: 30 prill 2025 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Zoran Dimitrievski, Tatjana Dukovska dhe Maja Markova janë zgjedhur për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë nga Këshilli Gjyqësor.

Dimitrievski kandidoi disa herë për Gjykatën e Lartë, por nuk u zgjodh.

Pas tij për fushën penale u zgjodh edhe Tatjana Dukovska, gjithashtu gjyqtare shumëvjeçare në Gjykatën e Apelit.

Maja Markova, e cila ka punuar edhe si gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ka marrë besimin e anëtarëve për fushën civile në Gjykatën e Lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat