Mucunski në takim me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi: Dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bileterale

Maqedonia

Mucunski në takim me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi: Dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyera bileterale

Më: 3 maj 2025 Në ora: 18:47
Foto nga takimi

Në kuadër të vizitës së punës në Japoni, një delegacion i kryesuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ), Timço Mucunski realizoi takim me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Hisajuki Fuxhi.

Në takim është potencuar vazhdimësia e marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale dhe dialogu politik gjatë 30 viteve të fundit që bazohen në respektin e ndërsjellë dhe miqësinë midis dy vendeve dhe popujve.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që në periudhën e ardhshme, theksi të vihet në avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe ekonomik.

Poashtu janë shkëmbyer pikëpamje mbi vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm shumëpalësh përmes mbështetjes së ndërsjellë të iniciativave dhe koordinimit në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat