LSDM nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Maqedonia

LSDM nuk do ta mbështesë interpelancën ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

LSDM nuk do ta mbështesë interpelancën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.

Kryetari nuk zgjidhet nga Kuvendi, por nga gjyqtarët kushtetues, prandaj kjo iniciativë nuk është e justifikuar ligjërisht dhe formalisht.

Përveç kësaj, ne besojmë se ajo mund të përdoret ekskluzivisht për qëllime ditore politike nga ata që e iniciojnë atë.

Gjykata Kushtetuese duhet të punojë në përputhje me kushtetutën dhe të zbatojë të gjitha iniciativat në përputhje me ligjet”, thonë nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat