Dr.Fadil Cana kandidat i mundshëm i VLEN-it për Gostivarin, infektologu i njohur gjatë pandemisë

Maqedonia

Dr.Fadil Cana kandidat i mundshëm i VLEN-it për Gostivarin, infektologu i njohur gjatë pandemisë

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 18:53
Fadil Cana

Dr. Fadil Cana, drejtori aktual i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup dhe një figurë e njohur në fushën e mjekësisë, po shqyrtohet seriozisht si kandidat i mundshëm për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet lokale të vitit 2025, mëson INA.

Iniciativa për kandidaturën e tij vjen nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, që këtë periudhë po shqyrton kandidaturat për të garuar nëpër komunat shqiptare në zgjedhjet lokale të tetorit.

Dr. Cana është i njohur për rolin e tij gjatë menaxhimit të krizave shëndetësore, sidomos gjatë pandemisë së COVID-19, por edhe për përvojë konkrete menaxheriale. Emri i tij viteve të fundit ishte përmendur edhe si ministër i shëndetësisë si kuadër i ASH-së.

Burime brenda strukturave të VLEN-it bëjnë të ditur se emri i Dr. Canës është diskutuar seriozisht, ndonëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar për kandidaturën.

Kandidimi eventual i Dr. Canës mund të ndryshojë dinamikat e garës në Gostivar, një bastion tradicionalisht i mbajtur nga forca të mëdha politike shqiptare.
Në pritje të një vendimi zyrtar, pritet që koalicioni VLEN të intensifikojë diskutimet në javët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat