Zjarr shpërtheu në një motoskaf në Ohër

Maqedonia

Zjarr shpërtheu në një motoskaf në Ohër

Më: 10 gusht 2025 Në ora: 19:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 11:30, në Liqenin e Ohrit, në segmentin midis plazheve te Lagadini dhe Elesheci, rreth 30 metra nga bregu, u përfshi nga flakët një skaf motorik.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa njësia territoriale e zjarrfikësve të Ohrit dhe policia ndërhynë për shuarjen e tij.

Këtë verë, ky është rasti i dytë i tillë në Ohër. Më herët, një tjetër skaf motorik mori flakë gjatë lëvizjes në kanalin e Studençishtës.

Nuk pati të lënduar, por u shkaktua dëm i madh material.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat