Mbi 525 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë

Maqedonia

Mbi 525 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 20 nëpunës të Ministrisë së Bujqësisë

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në të paktën 7 procedura prokurimi që kanë shkaktuar dëm ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili konstatoi shkelje të rënda në këto prokurime me vlerë mbi 525 milionë lekë pa TVSH.

Për gjykim janë dërguar:

Mimoza Kita, Erola Halili, Gavrosh Xhindoli, Imir Alla, Adra Gjingecaj, Lulzim Konçi, Elida Palluqi, Luan Hajno, Merita Petushi, Edi Fero,  Aldin Lika, Ermira Riznavolli,  Ismet Bici, Arjan Zeqiri, Alfred Gjonaj, Sotiraq Papa, Alketa Ikonomi, Alma Dhrako, Kristaq Nica, Admir Ago.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat