Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se zgjedhjet e sotme lokale kanë rëndësi të madhe kombëtare.
Ai në një postim në Facebook ka publikuar pamje nga votimi në Zajzë- vendlindja e tij në Kërçovë.
Ahmeti me këtë rast u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë me dinjitet kombëtar dhe njerëzor.
“Ju vetë, më mirë se kushdo tjetër, e dini se si jeni ndjerë gjatë gjithë këtyre muajve dhe atë ndjenjë tani e keni mundësinë ta manifestoni në kutitë e votimit. Apeloj për proces të qetë, demokratik dhe të lirë, si dhe për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje kaq të rëndësishme për të ardhmen e vendit, jo vetëm të komunës.”