Prokuroria: Ndalimi policor është ende në fuqi, ndërsa po përgatitet kallëzim penal ndaj drejtorit të "Higjienës Komunale"

Maqedonia

Prokuroria: Ndalimi policor është ende në fuqi, ndërsa po përgatitet kallëzim penal ndaj drejtorit të "Higjienës Komunale"

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se i drejtori i "Higjienës Komunale" i cili u ndalua dje është ende në stacionin policor.

"Të dyshuarit Rustemi dhe Saiti ndodhen në stacionin policor Gazibaba dhe afati 24-orësh për ndalim policor është ende në fuqi ndërsa po përgatiten kallëzimet penale, njoftojnë nga prokuroria për "Telma".

Pas ngritjes së kallëzimeve penale, zyrtarisht hapet një hetim në kuadër të të cilit, nëse prokuroria e konsideron të përshtatshme, mund të kërkohen masa për të siguruar praninë e të dyshuarve.

Sabahadin Rustemi është drejtor i Higjienës Komunale të Shkupit, ndërsa i ndaluari i dytë, Aki Saiti, është udhëheqës i sektorit të menaxhimit të mbeturinave në ndërmarrjen publike të Shkupit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat