KSHZ korrigjon situatën në Qytetin e Shkupit, këshilltarët komunal nga AKI marrin vendimet edhe në gjuhën shqipe

Maqedonia

KSHZ korrigjon situatën në Qytetin e Shkupit, këshilltarët komunal nga AKI marrin vendimet edhe në gjuhën shqipe

Më: 29 tetor 2025 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Gjashtë këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, kundërshtuan të firmosin vendimet për këshilltarë në Qytetin e Shkupit, pasi në to nuk figuronte gjuha shqipe.

Për këtë rast, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka ndërmarrë masa për ta korrigjuar situatën.

KSHZ ka përgatitur edhe versionet në gjuhën shqipe të vendim-vërtetimeve, të cilat tashmë u janë dorëzuar këshilltarëve shqiptarë.

Ndërkohë, gjatë ditës, gjashtë këshilltarët e koalicionit VLEN kishin firmosur vendimet në formën fillestare, edhe pse ato nuk ishin të përgatitura në gjuhën shqipe.

Ky rast ka hapur sërish debatin mbi respektimin e barazisë gjuhësore në institucionet shtetërore dhe mbi mënyrën se si zbatohen ligjet për përdorimin e gjuhëve në praktikën administrative të Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat