Nuk i ktheu telefonat zyrtarë, kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë

Maqedonia

Nuk i ktheu telefonat zyrtarë, kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë

Më: 6 nëntor 2025 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër V.T. (57) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "përvetësim në detyrë".

"E akuzuara, gjatë vitit 2024, në cilësinë e drejtoreshës së një shkolle të mesme në Kumanovë, përvetësoi dy telefona celularë në pronësi të shkollës, të cilët i ishin besuar për përdorim".

"Pas përfundimit të mandatit të saj, ajo nuk ia ktheu telefonët, duke fituar kështu një dobi pasurore të paligjshme prej afërsisht 130.000 denarësh", thonë nga SPB Kumanovë.

Hetimet mbi rastin vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat