DAP: 360 mijë qytetarë kanë marrë mbi 650 milion denarë nga "TVSH ime"

Maqedonia

DAP: 360 mijë qytetarë kanë marrë mbi 650 milion denarë nga "TVSH ime"

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 22:46
Foto ilustruese

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon se kthimi i parave nga masa “TVSH-ja Ime” për tremujorin e tretë të vitit 2025 po realizohet pa pengesa.

Deri tani, pagesa është kryer për 360.000 përdorues në shumë prej mbi 650 milion denarësh, ndërsa sot janë përpunuar edhe 271 milion denarë shtesë për 155.186 përdorues.

Në total, për tremujorin e tretë duhet të paguhen 922 milion denarë.

Nga DAP theksojnë se ka pasur problem teknik, nëse një përdorues brenda një urdhri grupor ka llogari transaksionale të ndryshuar ose të pasaktë, sistemi e kthen të gjithë dërgesën.

U bëhet thirrje qytetarëve të përditësojnë me kohë llogaritë e tyre për të shmangur vonesa të ardhshme. DAP thotë se ka fonde dhe se të gjithë qytetarët do ta marrin TVSH-në.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat