Mucunski-Neynsky: Marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të ngriten në bazë të principeve të fqinjësisë së mirë

Maqedonia

Mucunski-Neynsky: Marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të ngriten në bazë të principeve të fqinjësisë së mirë

Më: 20 shkurt 2026 Në ora: 16:14
Mucunski-Neynsky

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski zhvilloi bisedë telefonike me ministren e Jashtme të sapoemëruar të Bullgarisë, Nadezhda Neynsky.

Mucunski i shprehu urimet e sinqerta për emërimin e saj dhe i uroi suksese në kryerjen e detyrave të saj.

"Theksova se marrëdhëniet midis dy vendeve tona duhet të udhëhiqen nga fqinjësia e mirë, miqësia dhe bashkëpunimi konstruktiv.
Iniciova një takim dypalësh që do të zhvillohet në të ardhmen e afërt si një hap i nevojshëm drejt ruajtjes së dialogut të hapur dhe angazhimit të përgjegjshëm"
, deklaroi Mucunski.

Mucunski në kuadër të bisedës tha se marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të ngriten në bazë të principeve të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat