Ndalohen dy persona në Gostivar, kapen me lëndë narkotike

Maqedonia

Ndalohen dy persona në Gostivar, kapen me lëndë narkotike

Më: 9 mars 2026 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje (08.03.2026) në Gostivar, oficerët e policisë e privuan nga liria B.H. nga Gostivari.

Kjo për shkak se tek ai u gjet marihuanë.

"Më vonë, rreth orës 23:00, me marrjen e një urdhri gjyqësor, oficerët e policisë kontrolluan shtëpinë dhe lokalet ndihmëse J.K. (33) në Gostivar, i cili më parë i kishte shitur marihuanë B.H".

"Gjatë kontrollit, u gjet marihuanë, ndërsa J.K. u privua nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë raport përkatës", thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat