Mickoski: Nuk e njoh Nenad Saveskin, nga biografia vlerësuam se mund të jetë kryeprokuror i shkëlqyer

Maqedonia

Mickoski: Nuk e njoh Nenad Saveskin, nga biografia vlerësuam se mund të jetë kryeprokuror i shkëlqyer

Më: 11 mars 2026 Në ora: 16:35
Kryeministri Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka folur për Nenad Saveskin, i cili është propozimi i qeverisë për kryeprokuror, ndërsa tha se sot ose nesër pret që në Kuvend të dorëzohet zyrtarisht propozimi.

Mickoski tha se personalisht nuk e njeh të njëjtin, por që nga biografia është vlerësuar se mund të jetë kryeprokuror i shkëlqyer.

“I analizuam të gjithë kandidatët. I analizuam biografitë e tyre, njëherë edhe përfundimet e Këshillit të Prokurorëve dhe si qeveri, në një debat konstruktiv morëm vendim se Nenad Savevski mund të jetë zgjidhja përkatëse për kryeprokuror të ri.

Unë personalisht nuk e njoh Nenad Saveskin, por nga ajo që pash nga biografia e tij , por edhe gjatë pyetjeve, vlerësojmë se mund të jetë kryeprokuror i mirë, të them i shkëlqyer”, tha Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat