Bekim Fazliu “godet” kryetarin e Kushtetueses: Në fermën e RMV-së ka edhe Stallë Kushtetuese, ku në krye të saj rri një muzat

Maqedonia

Bekim Fazliu “godet” kryetarin e Kushtetueses: Në fermën e RMV-së ka edhe Stallë Kushtetuese, ku në krye të saj rri një muzat

Më: 12 mars 2026 Në ora: 12:04
Darko Kostadinovskin, Bekim Fazliu

Ish deputeti Bekim Fazliu ka reaguar me ironi përmes një statusi në rrjetet sociale, duke aluduar ndaj kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovskin.

“Nëse do të ishte shkruar ‘Ferma e Kafshëve’ për realitetin e RMV-së, sigurisht që në fermë do të kishte edhe një stallë të veçantë, Stallën Kushtetuese.

Aty, në krye të saj, do të rrinte një muzat i madh, D., i rëndë dhe solemn”, ka shkruar Fazliu.

Me këtë përshkrim ironik, Fazliu lë të kuptohet se aludimi i tij lidhet me rolin dhe qëndrimet e Kostovskit në krye të Gjykatës Kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat