Qeveria nesër pritet të miratojë masa emergjente për rritjen e çmimeve të karburanteve

Maqedonia

Qeveria nesër pritet të miratojë masa emergjente për rritjen e çmimeve të karburanteve

Më: 21 mars 2026 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Qeveria në një seancë të jashtëzakonshme nesër pritet të miratojë masa emergjente për të zbutur rritjen e çmimeve të karburanteve.

“Çmimet në bursat botërore të naftës po rriten, gjë që pritet të ndikojë më tej në çmimin e karburanteve në vend.

Edhe pse pikat e karburanteve në vend kanë deri tani karburantet më të lira në krahasim me rajonin, të hënën pritet një rritje shtesë e çmimeve të naftës dhe benzinës.

Prandaj, Qeveria do të mbajë një seancë nesër në orën 12:00 për të miratuar masa emergjente për të zbutur rritjen e çmimeve” kanë njoftuar nga Qeveria për Agjencinë e lajmeve MIA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat