"NPK Sharri": Sot në një pjesë të Tetovës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Maqedonia

"NPK Sharri": Sot në një pjesë të Tetovës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë

Më: 26 mars 2026 Në ora: 10:56
Foto nga vendi i ngjarjes

"NPK Sharri" njofton se për shkak të një problemi një pjesë e qytetit të Tetovës do të mbetet pa ujë.

"Për shkak të një defekti në rrugën "Ivo Lola Ribar", furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në një pjesë të qytetit te Tetovës.

Ekipet e NPK “Sharri” janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerë me kapacitet maksimal për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me ujë", thuhet në njoftimin e NPK "Sharri" Tetovë.

Detaje tjera nuk u dhanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat