Autoritetet nga Velesi kanë ngritur kallëzim penal ndaj një personi për dyshimin se ka kryer një mashtrim me vlerë prej 4,000 eurosh ndaj një banori të Negotinës.
Sipas njoftimit të SPB Veles, DPB Negotinë ka dorëzuar kallëzim në Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar kundër A.S., 67-vjeçar nga Velesi, i cili dyshohet se më 19 shkurt në Negotinë ka kërkuar 4,000 euro nga një person 76-vjeçar për t’ia treguar dikujt tjetër, duke pretenduar se synonte të vërtetonte vlefshmërinë e monedhës. Pas marrjes së shumës, i akuzuari nuk ia ka kthyer paratë viktimës.
Njoftimi:
"DPB Negotinë ka ngritur kallëzim penale në Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar kundër A.S 67-vjeçar nga Velesi, për dyshimin se ka kryer një vepër penale "mashtrim". Më 19 shkurt në Negotinë, i akuzuari nga një person 76-vjeçar nga Negotina ka kërkuar 4,000 euro për t'ia treguar një personi tjetër, me qëllim që të vërtetojë se euro është monedhë e vlefshme në vend, pas së cilës ai nuk i ka kthyer paratë".
"Menjëherë pas kësaj, pas masave të marra, i akuzuari është gjetur dhe është privuar nga liria, pas së cilës në një intervistë zyrtare në stacionin policor, ai e ka pranuar krimin, dhe është kryer edhe identifikim nga i dëmtuari", njoftoi sot SPB Veles.