Dyshohet se organizoi ndeshje me qen, policia privon nga liria 38 vjeçarin nga Kamjani

Maqedonia

Dyshohet se organizoi ndeshje me qen, policia privon nga liria 38 vjeçarin nga Kamjani

Më: 12 prill 2026 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Më datë 11.04.2026 në ora 15:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit, në territorin e fshatit Kamjan, në vendin e quajtur “Bunarishte”, kanë privuar nga liria personin S.R. (38) nga po i njëjti fshat.

Kjo për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “torturim i kafshëve” sipas nenit 233 të Kodit Penal, gjegjësisht për përfshirje në ndeshje me qen.

Kjo lidhet me ngjarjen e publikuar në buletinin e djeshëm, ku më datë 10.04.2026 në rrugën lokale drejt fshatit Kamnjan, në një automjet “Golf” u gjet një qen i lënduar dhe u privuan nga liria tre persona. S.R. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat