Policia Pyjore sekuestron 19 metra kub dru të prerë ilegalisht në Dellçevë

Maqedonia

Policia Pyjore sekuestron 19 metra kub dru të prerë ilegalisht në Dellçevë

Më: 16 prill 2026 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Policia ka sekuestruar 19 metra kub dru të prera ilegalisht në rajonin e Dellçevës.

Informacionet e policisë të marra në rrugë operative kanë çuar deri te sekuestrimi i druve të cilat sipas tyre ishin bërë gati për treg.

Grupi që ka prerë dhe transportuar drunë mënyrë ilegale janë arrestuar ndërsa policia nga ngritur kallëzime penale ndaj subjektit, pronarit të kompanisë dhe një personi tjetër.

Sasia e druve është sekuestruar nga Policia Pyjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat