Kallëzim penal ndaj një 43-vjeçari nga Radovishi, ka kërcënuar një prokurore publike

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj një 43-vjeçari nga Radovishi, ka kërcënuar një prokurore publike

Më: 6 maj 2026 Në ora: 18:02
Ilustrim

MPB ka paraqitur kallëzim penal ndaj një 43-vjeçari nga Radovishi, i dyshuar për kërcënim të një prokuroreje publike.

SPB Strumicë – NJPB Radovish ka dorëzuar kallëzimin në Prokurorinë Themelore Publike në Radovish.

I dyshuari A.P. (43) akuzohet për veprën penale “rrezikim i sigurisë”, sipas nenit 144 të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur më 28.04.2026, gjatë kohës kur ai ndodhej në vendin e punës.

Sipas MPB-së, ai ka bërë kërcënime ndaj një prokuroreje publike ndërsa ishte në detyrë si polic gjyqësor në Gjykatën Themelore Radovish.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat