BDI: Arkin Jahiji do të jetë kandidati ynë për zgjedhjet në Bërvenicë

Maqedonia

BDI: Arkin Jahiji do të jetë kandidati ynë për zgjedhjet në Bërvenicë

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 19:19
Arkin Jahiji

BDI njofton se në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të garojë me kandidatin Arkin Jahiji, një kandidaturë që sipas BDI-së, përfaqëson përgjegjësi, unitet dhe vizion për zhvillimin e komunës.

"Me Arkinin synojmë një Bërvenicë më të zhvilluar, më dinjitoze, me administratë në shërbim të qytetarëve, investime konkrete dhe mundësi të barabarta për çdo vendbanim dhe çdo qytetarë.

Bashkë, me mbështetjen e qytetarëve, do të punojmë për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën".

"Besojmë se Bërvenica ka potencial të madh dhe meriton një udhëheqje që njeh nevojat e qytetarëve dhe punon çdo ditë për zgjidhjen e tyre. Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës", thonë nga BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat