Krum Efremov do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Maqedonia

Krum Efremov do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Bullgari

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 15:12
Diplomati Krum Efremov

Diplomati Krum Efremov do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë në Bullgari, konfirmoi ministri i punëve të jashtme Timço Mucunski.

Efremov është diplomat profesionist dhe drejtor aktual i Drejtorisë për Diplomaci Ekonomike pranë MPJ-së.

Në të kaluarën ai ka ushtruar edhe funksionin e ambasadorit të Maqedonisë në Ukrainë.

Mucunski theksoi se aktualisht janë duke u zhvilluar përgatitjet për largimin e tij drejt Sofjes. Për kandidatin për ambasadorin e ri në Athinë, ministri nuk deshi të komentojë, pasi procedura ende është e klasifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat