Mickoski publikon fotografinë me presidentin Trump: Maqedonia dhe SHBA, partneritet i bazuar në mirëbesim, mbështetje dhe miqësi

Maqedonia

Mickoski publikon fotografinë me presidentin Trump: Maqedonia dhe SHBA, partneritet i bazuar në mirëbesim, mbështetje dhe miqësi

Më: 1 tetor 2026 Në ora: 22:02
Mickoski publikon fotografinë me presidentin amerikan Donald Trump, së bashku me bashkëshorten e tij.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë qëndrimit të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump.

Mickoski ka publikuar sonte një fotografi të përbashkët me presidentin Trump, ku në foto shihet edhe bashkëshortja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Në postimin e tij, Mickoski ka vënë në pah marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar këtë raport si një partneritet të ndërtuar mbi mirëbesimin dhe miqësinë.

“Maqedonia dhe SHBA, partneritet i bazuar në mirëbesim, mbështetje dhe miqësi”, ka shkruar Mickoski krahas fotografisë me presidentin amerikan.

Takimi dhe fotografia e publikuar nga kryeministri maqedonas vijnë në kuadër të qëndrimit të tij në SHBA, ku ai ka zhvilluar aktivitete dhe takime të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat