Bastisje në Shkup, konfiskohen armë dhe një bombë

Maqedonia

Bastisje në Shkup, konfiskohen armë dhe një bombë

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 18:00
Fotoilustrim

MPB njofton se është kryer bastisje në Shkup.

Aty janë zbuluar armë, fishekë.

"SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (33) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale "Përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese" dhe "Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

Më 01.10.2026, nëpunës policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe ambientet e tjera që i përdor i kallëzuari, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një bombë dore „M75“, një pistoletë „Cërvena Zastava“ e kalibrit 7,65 mm me karikator, një pistoletë „Bereta“ me karikator dhe marihuanë", thonë nga MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat