Asnjëherë nuk kam menduar se do e përkrahi LVV por po ndodhë

Opinione

Asnjëherë nuk kam menduar se do e përkrahi LVV por po ndodhë

Nga: Luz Tomaj Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:55
Luz Tomaj

Përkrahja, simpatizimi apo antarsimi, në subjektet politike, është çështje dhe e drejtë tejet individuale.

Erdhi pavarësija e shumpritur e Kosoves, ndodhi procesi i formimit të shtetit, ndon se nuk u rrumbullaksua, linden dhe u formuan subjekte politike. Formimi i subjekteve politike është pjesë apo element I sistemit demokratik, ndaj edhe quhet sistem multipartiak.

Që në fillim të keti sistemi, ndonse gjindësha në SHBA, gjat nji bisede me të pavdekëshmin Ibrahim Rugoven, levizjen e të cilit e përkrahja vazhdimisht, madje edhe shkruaja në mjetet e informimit, i premtova se do të veproj dhe ndihmoj në procesin e formimit të njisive të LDK-s në SHBA, por nuk do antarsohem. Qeshem dhe bisedonim. Kështu edhe ndodhi – nuk u antarsova në asnji subjekt politik.

PSE NUK U ANTARSOVA

Ndonse linda dhe u arsimova gjat sistemit monist, e kuptoja vleren dhe rëndësin e sistemit demokratik, ndaj, si individ përpiqësha të kontriboj. Pas çlirimit të Kosoves nga Serbia famkeqe, kuptohet, ndodhi edhe, formimi i subjekteve tjera politike

Mjerisht, që në fillim të formimit të shtetit, në Kosovë, subjektet politike nuk treguan fare kulturë politike, e cila, sëpaku, aplikohet në procesin e formimit dhe mbajtjes së shtetit, në procesin e komunikimit në mes vedit, komunikimit me popullin... Përkundrazi, sëpari, ndodhi që liderët e subjekteve politike të formojnë klane të ngushta dhe, timonin mos ta lëshojn nga dora. Iu lutem, a gjinden, që nga dita e parë, në krye të subjekteve Hashimi (në kombinim me Kadriun), Ramushi, Fatmiri, Xhevdeti etj. Në LVV, sadopak, kishte lëvizje. Edhe në LDK, pas shkuarjes së Ibrahimit, shkurtazi ishte Fatmir Sejdiu, të cilit iu desht të largohet. Erdhi Isa dhe, e mban postin thua se e ka marrë me tapi, dhe iu bashkangjitet liderëve tjer partiak duke mos e lëshuar timonin.

Mu këta, njëri pas tjetrit, që nga pavarsija, renditen në postet kyqe të institucioneve shtetërore. Shteti stagnon ose pson edhe humbje. Ndodhen mjaft çnjohje por, për nji kohë të gjatë, nuk lexova se ndodhi donji njohje e re. Gjendja ekonomiko – sociale është e tmerrëshme. Papunësija e lartë, të ardhurat e të ashtuquajtures klases puntore, të pensionistëve... janë mizore. Në anen tjeter, të ardhurat e shtreses politike, të institucioneve shtetërore dhe të deputetëve janë të tilla që këtë shtresë e bëjn shtresen më të pasur. Krimi dhe korrupcioni nuk luftohet fare, edhepse, mosluftimi I krimit është krim. Ky krim është pasojë e korrupcionit mu të shtreses politike. Për korigjimin e Kushtetutes dhe legjislacionit, nuk I bie askujt në mend. Dialogu me Serbin zhvillohet vetëm për çështje në interes të Serbis. Nji gjë të till, në arenen ndërkombëtare, nuk e shenon historija. Çdo dialog në mes kriminelit dhe viktimes, fillon me kerkesen që krimineli ti kompenzon dëmet e shkaktuara dhe të përgjigjet për krime. Shtresa politike, e cila duhej të ishte në sherbim të popullit - bartësit të sovranit, nuk leviz.

PSE NUK NDODH LIBERALIZIMI

Shtresa politike, vazhdimisht gnjen para popullit. Liberalizimi do ndodh neser, jo do ndodh brenda muajt, brenda vitit. Gnjeshtrat e tilla e kanë zanafillen e thell qysh para ndodhjes se ÇAKORRIT dhe në vazhdimsi janë prezente. Jo, jo, liberalizimin e pengon shtresa politike e cila.Sëpari, në periudhen e gjertanishme, bartësit e pushtetit në Kosovë, nuk treguan profesionalizem, pjekuri dhe seriozitet të duhur për mbajtjen dhe zhvillimin e shtetit. Në anen tjeter, niveli kualitativ i legjislacionit, mosluftimi i krimit të organizuar apo korrupcionit janë pengesat kryesore të njohjeve të reja të Kosoves dhe liberalizimit të vizave.

PËR GJENDJEN DHE INTERESIN GJITHKOMBËTAR MOS TË FLASIM

Nuk kam njohuri a egziston edhe donji popull – komb tjeter I cili mund të krahasohet me kombin shqipëtar. Dy shtete shqipëtare, prap se prap, shqipëtar në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi dhe Greqi, shtete këto të cilat kufizohen me shtetet shqipëtare. Nuk po i llogariti shqipëtarët në Turqi apo arbëreshët në Itali. Nuk është vështirë me vërejt se çka bën Serbia për serbët në Kosovë, në Mal të Zi apo Bosnje. Ndërkaq, shtetet shqipëtare, mjerisht nuk lëvizin shum as me gisht për shqipëtarët në shtetet fqinje.

MËRGATA SHQIPTARE

Mërgata, mjerisht ka marrë përmasa të mëdha. Mendoj se, në proporcion me numrin e popullates shqipëtare, mergata e jonë, sigurisht, është mergata më e madhe në botë. Ndon se jam pjesë e saj, vërej se ajo është e përkushtuar për ruajtjen e treves shqipëtare, për ruajtjen dhe kultivimin e përkatësis, kultures dhe traditave të shenjta të kombit, në asnjë moment nuk e ndalë kontributin ndaj shteteve am. Edhe pranë kësaj, mbaj bindjen se shtetet amë nuk treguan rrespekt ndaj mërgates si pjestar të popullit. Po e përmendi vetëm rastin e Kroacis, e cila pas shpalljes së pavarsis dhe konstituimit të Parlamentit, në proporcion me numrin zyrtar, diaspora kishte në Parlament 4-5 përfaqsues. Nuk jam i sigurt se shtresa pushtetare e Kosoves e mban fare në mend kontributin e diaspores në te gjitha format, gjatë procesit të luftes çlirimtare në Kosovë.

PSE DO E PËRKRAHI LVV

Më lart e ceka se nuk i përkas asnjërit nga subjektet politike. Nuk do bëhem antar as i LVV. Mirëpo, që nga fillimi I formimit të shtetit, kam qenë i gatshëm të simpatizoi apo përkrahu atë subjekt I cili vepron në interes të popullit, i kontribon shtetit. Deri tani, subjektet të cilat në nji apo tjetër mënyrë participuan në pushtet, mjerisht, nuk I kontribuan forcimit dhe zhvillimit të shtetit për nji apo tjeter arsye. E di se as LVV nuk është shenjtë apo evliha, por, mbaj bindjen se premton sadopak sinqeritet, ndërgjegjëshmeri dhe përkushtim në përpjekje për përmbushjen e interesave të popullit dhe ndryshimin e fizionomis së vet shtetit. Pas zgjedhjeve gjatë vitit të kaluar, për herë të parë, LVV triumfoi në zgjedhje. Nuk mund ta faisoj mbar antarsin e LDK, por mbaj bindjen se pjesa klanore e saj ia qiti ndërskamcen LVV dhe ndodhi çka ndodhi. Shpresoi se LVV nga e kaluara, nga deshtimet në pushtet ka nxjerr mjaft mësime dhe nuk do i nenshtrohet krimit të organizuar, përkundrazi, do ia qet rrënjët për ledinë krimeve në të kaluaren. Jam i bindur se përseri, në zgjedhjet e ardhëshme, LVV do e gëzon besimin edhe më të madh të qytetarve. Kështu, kalimthi, në të ardhmen, do i sygjeroja LVV kujdes dhe atë se në rrugëtimin gjatë mbajtjes së pushtetit, nuk kërkohet vrapim, nxitim turr e vrap. Kërkohet punë me zemer të nxehtë por me gjakftohtësi. Veprimin e duhur në momentin e duhur.

A do të ndodhin ditë më të mira për at Kosovë, të shpresojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat