Dëmtimi i çështjes kombëtare ishte nga shpërthimi i ambicieve për pushte vetiak!

Opinione

Dëmtimi i çështjes kombëtare ishte nga shpërthimi i ambicieve për pushte vetiak!

Nga: Sami ARIFI Më: 11 janar 2021 Në ora: 08:18
Sami Arifi

Pushtetarët, shpresoj t’i kenë harruar përvojat që kishin përdorë në të kaluarën, me energjitë e tyre për të ndërtuar pushtet vetjak, me ndihmën e faktorëve keqëdashës, kundër shtetit dhe popullit tonë. Në momentet kohore kur kishte ardhur çasti historik që shqiptarët t’i vejnë kurorë mëvetësisë së tyre përmes zhvillimit ekonomik, pikërisht në këto çaste shpërthejnë ambiciet vetjake të pushtetarëve të Kosovës, shpërthejnë veprimet shkatërrimtare të tyre ndaj mëvetësisë së shtetit tonë në varëshmëri të zhvillimit ekonomik që, doemos kjo pengesë, do të ndikonte negativisht për të frymuar populli më lehtë me punët e tyre në atdheun e tij.

shqiptarë, dje, uroj mos të jenë edhe sot, duke kërkuar parësinë në krye të shtetit, në fakt ata kishin plagosur rëndë pavarësinë e tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës, pra, këto janë arsyet pse vendi deri sot po ngel më i prapambeturi në regjion, edhe pse me burime natyrore, ndoshta, më i lakmuari edhe në shkallë botërore. Shtrohet pyetja se sa brendësia e njeriut mund të ndikojë mbi jashtësinë e ngjarjeve dhe procesve që ndodhën dje dhe do të ndodhin edhe sot në shoqërinë tonë. Për të pasur një tërësi me vlera të përgjithshme, duhet të ishin larguar dhe t’i largojmë elementet e këqija në brendinë e trupit dhe mendjes sonë, para se gjithash, në kokat e udhëheqësve të kombit tonë. Kur shkatërrohet e përgjithshmja, s’mund të mbrohet vetvetja, nga se s’është interes i askujt që të mbrohet. “Armiku numër një i shqiptarëve është vetvetja” sepse ata (shqiptarët) zihen keq në mes tyre dhe për probleme vetiake ata i lënë mënjanë problemet dhe interest e përbashkëta” – thoshte mikja e madhe shqiptare Edith Durham. “S’ka asgjë që do të mund ta mësojë menjëherë! Sido që të jetë, unë, që nga mituria kam pas dëshirë të madhe t’i kuptojë gjërat e urta dhe të mira të kohëve të kaluara. Është mëkat për një artist, nëse ai nuk pandeh mungesën e një dëshire të tillë si njëlloj faji, dhe, nuk përpiqet ta plotësojë këtë boshllëk”-thoshte Ludwvig van Beethoven.

Deri kur duhet të pritet prej udhëheqësve tanë të ndihen si fajtorë për mosrealizimin e dëshirës së popullit për një jetë më dinjitoze? deri kur duhet pritur që udhëheqësit tanë, nga gabimet që janë bërë nëpër kohë, të mësohen? Deri kur duhet pritur që ata të bëjnë heqjen e ambicieve për pushtet vetjak? Deri kur populli do të varet nga këta politikaj të pandërgjegjshëm?... e të tjera e të tjera.

Gjendja ekonomike e një populli është në varshmëri të politikës që udhëheqin pushtetarët në atë shtet, nëse politikat e pushtetarëve e lënë të varfër popullin, populli varet prej tyre, pra populli është i varur nga pushtetarë derisa ata udhëheqin politika jo frytëdhënëse për zhvillim ekonomik. Kjo gjendje ndërrohet me ndërgjegjësimin demokratik të popullit, duke filluar nga partitë politike, duke marrë iniciativa në parti politike, nga poshtë lartë, për t’i vu në binar proceset demokratike në aspektin politik.

Vendi është i pavarur, kur populli është i pavarur; populli është i pavarur, atëherë dhe vetëm atëherë kur menagjohen politika ekonomike zhvillimore. Menagjimi i shtetit, në mundësi të zhvillimit ekonomik, hap rrugë të pavarësimit të sovranitetit kombëtar. Pa zhvillim ekonomik s’ka sovranitet kombëtar as pavarësi në kuptimin e plot të fjalës, dhe anasjelltas. Dhe së fundi uroj që shpërthimi i ambicieve për pushtet vetjak që ishte dje mos të jetë edhe sot, por, të jetë shpërthim i ambicieve për zhillim ekonomik, që njëherit do të jetë edhe pavarësim i shtetit në sovranitet kombëtar.

Uroj që përmes votës së popullit në mënyrën më demokratike, i pandikuar nga faktorë të ndryshëm, të votohen, ata që mund dhe duan, që shteti tani është dhe ishte i kapur, ta kthejnë shtetin në shtet të së drejtës që do të hapte perspektivë për tërë qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat