Pyetje Bujar Bukoshit: Pse na fute në gojë të grupeve kriminale, Fatos Nanos dhe Fatos Klosit?

Opinione

Pyetje Bujar Bukoshit: Pse na fute në gojë të grupeve kriminale, Fatos Nanos dhe Fatos Klosit?

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 14 janar 2021 Në ora: 19:54
Bujar Bukoshi dhe Ahmet Krasniqi

Edhe sot e 22 vite pas atij tentim atentati në Ministrin Krasniqi, kryeshefi i shtabit të përgjithshëm të FARK-ut, për shërbim informativ të ushtrisë (SHIU) Hilmi Nebihu, e as zëvendësi i tij Ismet Ibrahimi, s’e panë të arsyeshme t’i tregojnë opinionit publik të vërtetën e asaj ngjarjeje dhe të prononcohen në lidhje me te.

Shtrohet pyetja: për kë punuan këta dy eprorë të Ministrisë, për bacën apo kundër bacës.

OBS! Bacë e kem thirrë të ndjerin Ministrin Ahmet Krasniqin në shenjë respekti nganjëherë.

Duhet spjeguar pse u vendosën ushtarakët në krye me Ministrin në një shtëpi të personit të SHIK-ut, kush e bëri këte dhe pse?, a kishte dhënë pëlqimin Hilmi Nebihu për ndrrimin e banimit, nëse po, në qfarë bazohej dhe cila ishte arsyeja?

Publikimi i videoinqizimeve të solemnitetit të dhënjes së betimit të eprorëve të karrierës dhe ushtarëve para Ministrit të parë të luftës kolonel Ahmet Krasniqit u blokua nga vet kryeministri Bujar Bukoshi. Për këte mund t´na rrëfejë, si dhe pse s’u lejua ky publikim menjëherë pas përfundimit të këtij solemniteti, Esat Brajshori, i cili ishte kameraman fotografist, Flamur Gashi, ose … Asllan Bajrami gazetar at kohë në TVSH, të cilët kanë dijeni për këtë çështje.

Kryeministri Bukoshi, ka përgjegjësinë më të madhe, që nuk lejoi të dalë në publik betimin e dhënë të eprorëve dhe ushtarëve para Ahmet Krasniqit. Në këtë mënyrë shkaktoi dëmin më të madh, i cili pengoi faktorizimin e ushtrisë institucionale në njërën anë, e në anën tjetër shtirrej se e ka Ministrinë e Mbrojtjes, duke deklaruar në Bon të Gjermanisë, por pa dorëzim dekreti për Ministrin.

Nga kush more urdhër Bujar Bukoshi, që një paraqitje publike përmes RTSH-së të këtij solemniteti asesi s´guxon të ndodhë, pse humbe shansin që përmes këtyre ngjarjeve të cilat për ne ishin dhe mbeten historike të bëhej unifikimi i faktorit ushtarak në një komandë të vetme, nën ombrellën e institucioneve të Republikës së Kosovës?

„Pse Bujar Bukoshi, z. Kryeminister na përdore si marionetë dhe na fute n‘gojë të ujkut-grupeve kriminale të Fatos Nanos, Fatos Klosit. Më shumë ishim të rrezikuar mbrenda shtetit shqiptarë se sa në frontet e luftës“?!

Bujar Bukoshi, ishe shumë arrogant indiferent karshi me ne, por megjithate ushtarakisht, analfabet në Artin Ushtarak.

Në bazë të ligjit të mbrojtjes të aprovuar më 1993, përcaktonin kursin e rezistencës së Armatosur përmes FARK-ut. Historia do ta kujtojë Bukoshin, si abuzues, ngatrrestar, përqarës, ndoshta edhe tradhtar, pa kurrfarë vizioni dhe si i tillë do hudhesh në shportën e mbeturinave përgjithmonë, ndërsa nga populli i Kosovës do jesh i mallkuar për jetë e mot.

Gjatë vizitave rutinore, që ua bënte kolonel Krasniqi njësive në qendrat regrutuese dhe përgatitjeve një grup inspektimi prej tri veturash dhe eprorë të Ministrisë së Mbrojtjes duke filluar nga Ministri Krasniqi, Ahmet Alishani, Ali Haziri Fuad Ramiqi etj., kur ndalohet vetura në të cilën gjendej koloneli më i shkathti në mbrojtjen e kolonelit u tregua Fuaq Ramiqi, të tjerët i kishte kapluar friga duke qëndruar të heshtur.

Në veturën e kolonelit organet e policisë gjatë kontrolit hasin në një pistoletë e cila konfiskohet, mirëpo për këte tentojnë ta arrestojnë kolonelin dhe shoqërojnë në komisariatin e Kukësit, por që gjesti i eprorit të karierës Fuad Ramiqit sa i guximshëm aq edhe profesional duke marrë përgjegjësinë mbi vete, për pronësinë e pistoletës largon dushimin e policëve se pistoleta është e kolonelit.

Deklarimi i tij: ”Se pistoleta ështe pronë e tij personale”, shpëton nga aktakuza për armëmbatje pa leje, kolonelin. Kjo tregon shumë dhe lë të kuptojë për disponimin e gadishmërinë Fuad Ramiqit se në asnjë mënyrë s’do lejojë që të arrestohet Ministri duke marrë barrën kryesore dhe përgjegjësinë mbi vete, pa marrë parasysh se çfarë do ndodhë me të, më vonë në sekretariatin e policisë së Kukësit.

Fuadi, arrestohet dhe shoqërohet në sekretariatin e policisë, mirëpo Ministri mbetet të lëvizë tutje i lirë, këtu shihet vendosshmëria e eprorit të karierës që t’a mbrojë Minstrin dhe pasojat t’i bartë në kurriz të tij, por jo t’i ndodhë diqka Ministrit Krasniqi, para se të pësojnë përcjellësit të cilët e shoqëronin kolonel Ahmet Krasniqin në inspektimin e njësive operative.

Fuadi, kishte qëndruar në arrest brenda në sekretariatin e policisë së Kuksit, privim nga liria deri të nesërmen, kur pastaj e lirojnë, por që dha shembull të mirë, në këtë mënyrë mbrojti Ministrin e vet dhe tonin, duke pësuar vet. Kështu veprojnë njerëzit largpamës në mënyrë profesionale dhe ushtarake siq është veprimi i Fuadit.

Tri ditë para se të vritej kolonel Krasniqi, iu bastis shtëpia ku ishte i vendosur me ndihmën e një eprori të SHIK-ut, duke konfiskuar të gjitha armët e gjata dhe ato personale. Ky ishte paralajmërimi i fundit se diqka e keqe do të ndodhë së shpejti.

Mbrëmja e 21 shtatorit të vitit 1998 ora 23.15 dhe vrasja e ministrit Krasniqi në një atentat mirë të organizuar dhe planifikuar, në të cilën ngjarje kriminale morën pjesë 3 persona të maskuar na tronditi të gjithë ata të cilët bashkëvepronim dhe zbatonim urdhërat e një strategu ushtarak dhe atëdhetari me përmasa kombëtare.

Lajmin për vrasjen e tij e komunikoi menjëher pas atentatit përcjellësi i cili gjindej at natë në veturë të kolonelit, eprori i karierës Rifat Haxhiu, duke lajmëruar së pari Ministrin e Informatave në Qeverinë Bukoshi, Xhafer Shatrin, e pastaj edhe Bujar Bukoshin./ Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat