Qëllimi i bajlozëve politikë është që LVV-ja të mos fitojë mbi 49% që me 51 % të deputetëve të tyrë të mposhtin Albin Kurtin

Opinione

Qëllimi i bajlozëve politikë është që LVV-ja të mos fitojë mbi 49% që me 51 % të deputetëve të tyrë të mposhtin Albin Kurtin

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:16
Sulejman Mehazi

Të dashur qytetarë të Kosovës, ju jeni zemra e kombit, kurrë nuk jeni përkulur para Çubrillloviqave, Rankoviqave e Millosheviqave, jeni të dëshmuar me trimëri, guxim e me sakrifica të mëdha ndaj atdheut, toka e Kosovës është e mbushur me varreza dëshmorësh në çdo cep të saj.

Territori i Kosovës u çlirua nga Serbia, po ju mbetët pa sintagmat e demostratave e protestave studentore e popullore "Republikë, liri, demokraci"?! Republika e Kosovës u fitua e u bë, po "liria e demokracia" e juaj askund  për shkak zhvatësve politikë mbetët të varfër e të pikëlluar.

Partitë politike të gjakut tuaj ju rrjepën e ju shqepën e kockë ju kanë bërë duke vjedhur pakufi Kosovën tuaj të larë me gjak, me përdhunime, dëbime, masakruar e dëbuar, plagosur e vrarë nga armiqtë e përbetuar serbë. Në emër të "lirisë  e demokracisë" elita politike shqiptare ju ka dërguar në greminë, ju kanë bërë as të gjallë e as të vdekur, jetën ua kanë bërê më të hidhur sesa robëria qindvjeçare sërbosllave.

Qytetarë të dashur të Kosovës martire a doni ta shpëtoni veten dhe Kosovën nga bajlozët e tmershëm politikë shqiptarë?, ja dita e 14 shkurtit, bëhuni kuçedra mbi kuçedra në kutitë e votimit dhe votoni Albin Kurtin për të shpëtuar nga bajlozët e zi të Kosovës.

Bëhuni një e pa hamendje votoni listën e LVV-së mbi 51%, jo më pak, bajlozat e zi e dinë se do humbin para Albin Kurtit, po qëllimi i tyre është që LVV-ja mos të marrë më shumë se 49% që pas zgjedhjeve bajlozat e zi të bashkohen me 51 % e deputetëve të tyre për të mposhtur LVV-në e Albin Kurtit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat