Informimi i paanshëm, objektiv dhe me kohë, është në interes të publikut, këtë e dëshmioi Besim Hasani, president i KOK-ut

Opinione

Informimi i paanshëm, objektiv dhe me kohë, është në interes të publikut, këtë e dëshmioi Besim Hasani, president i KOK-ut

Nga: Agim Vuniqi  Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:49
Agim Vuniqi 

Edhepse Kosova gjendet nen ethet e fushates zgjedhore para zgjedhjeve te jashtezakonshme te cilat u caktuan me 14 shkurt nga presidentja në detyre e Kosoves, vemendjen e sportedashesve te karates e zgjoi dekorimi i dy karateisteve te njohur shqiptare Enver Idrizi dhe Enver Cakiqi nga presidenti shqiptare.

Edhe ky manifestim i  ethshem  politike-sportiv, do te kalonte pa u verjtur po t’mos ishte reagimi i sportistit në te mire shqiptare, i kampionit evropian Afrim Latifi, i cili jeton në New York SHBA. Reagimi i tij ishte i natyrshem dhe korespondonte me vlerat humane qe perfaqeson karateja,  i cili reagimin sqarues e mbeshtet me fakte duke kontestuar ca detaje gjate përzgjedhjes se laureateve si jo te sakta, te cilat kane shqetesuar opinionin sportiv.

Pra kampioni i vetem evropian i cili zyrtarisht mbrojti ngjyrat kombetare, Afrim Latifi kontestoi jo ceremonin e dekorimit, por se jane permendur publikisht disa te dhena si jo te sakta: se karateisti i njohur shqiptar Enver Idrizi  ka qene fitues i Kupes boterore, jo kampion boterore në luftera, dhe se i njejti nuk ka mbrojtur asnjehere, as qe ka garuar ndonjehere si perfaqesues i Kosoves, apo Shqiperise, po ashtu Enver Cakiqi i cili jeton ne Gjermani nuk ka qene jo kater here, por asnjehere kampion bote, kete e konfirmin njeriu me kompetent I sportit kryetari i KOK-ut, Besim Hasani i cili jep spjegime sqaruese lidhur me rastin në nje interviste te dhene Radio Kosoves.

Duke shpresuar qe raste te tilla te mos ndodhin në t’ardhmen eshte mire qe Federatat shqiptare, duke perfshire Komitetin Olimpik te jene me te vemendshme dhe te reagojne me kohe qe te mos perseriten raste te tilla skandaloze qe perfshijne kupollen e shtetit shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat