Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe polarizimi i shoqërisë kosovare në prag tw zgjedhjeve nacionale

Opinione

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe polarizimi i shoqërisë kosovare në prag tw zgjedhjeve nacionale

Nga: Ismail Muqiqi Më: 27 janar 2021 Në ora: 19:55
Ismail Muqiqi

Një shtet demokratikë mund të krenohet vetëm atëherë kur vetëdija qytetare arrin  shkallën e mjaftueshme të besimit në institucionet e drejtësisë të cilat kanë kredibilitet.

Polarizimet e qytetareve me motive politike, janë të dëmshme për një shoqëri e cila vizion dhe vlerë e ka zhvillimin e demokracisë. Duke u nisur nga parimi i sjelljes niveli i dijësi, profesionalizmi dhe integriteti çdo njeri në këtë Botë mund të gabojë dhe apriori nuk mundë të jetë i përkryer në punën që e kryen qoftë individuale apo kolektive të një institucione shtetëror.

Edhe në institucionet e Drejtësisë të cilat punojnë në Republikën e Kosovës, askush nuk është i përkryer, askush nuk është engjëll, të gjithë e thithin ajrin e kësaj hapësirë, e pinë ujin e këtij vendi dhe e bëjnë jetën bashkë me rrethin ku punojnë dhe jetojnë.

Çdo institucion i këtij vendi ka përgjegjësi morale ligjore dhe kombëtare për punën që e bënë, dhe kontributin që e sjellë në të mirë të shoqërisë dhe Shtetit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetutës në lidhje me listat e kandidateve të partive politike për tu certifikua për deputet të Parlamentit të Kosovës ka krijua tensione, polarizime dhe përçarje në skenën politike gjithandej Kosovës.

Pa dashur të komentojë një vendime të Gjykatës Kushtetuese e cila është bërë fokus i debateve pothuajse në të gjitha mjetet e informimit, një gjë është e vërtet se qytetarët janë të pakënaqur dhe të shqetësuar për gjendjen e krijuar dhe për rrjedhën e më tejshme të proceseve të cilat pritet të ndodhin.

Kur njeriu normalë fokusohet në deklaratat, dhe komentet e njerëzve të caktuar të cilët kanë emër dhe kanë udhëhequr me vite institucione të ndryshme të drejtësisë siç është ish kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani i cili me bindje dhe kompetencë e vlerëson të gabuar dhe jo kushtetues dhe jo kompetent vendimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me certifikim e një numëri të deputeteve atëherë dilemat dhe dyshimet se diçka nuk është në rregull në institucionet e Shtetit janë të pa tejkalueshme dhe shumë serioze.

Shoqëria Kosovare e dalur nga lufta e fundit me plotë trauma, me viktima të shumta me pasiguri sociale ekonomike për jetë normale ende nuk është rikoperue në masën e duhur në aspektin e ngritjes të vetëdijes dhe emancipimit të rregullave të sistemit demokratikë.

Institucionet e drejtësisë të cilat janë ndërtua me shumë mundë përpos obligimit që kanë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të barabarta të qytetareve para ligjit ato duhet të kenë parasysh edhe matjen dhe vlerësimit e rrethanave politike të qytetareve duke prekur sensin dhe dispononim e shoqërisë të një vendi.

Ne jetojmë në një Kosovë të vogël në të cilën të gjithë njihemi mes vet dhe asnjë institucion nuk është krejtësisht i pavarur, apo nuk është i liruar nga referencat e individëve apo grupeve politike.

Kosova ka nevojë me shumë se asnjëherë më parë për stabilitet të përgjithshëm.

Këtij stabiliteti duhet kontribuar të gjithë nga qytetari i thjeshtë deri tek institucionet më të larta të Shtetit.

Shtrohet pyetja a jemi duke kontribuar në këtë drejtime?.. Përgjigja pason se jo...

Nuk ka dilemë se nepotizmi ka depërtua në të gjitha mekanizmat e shtetit.

Nuk ka institucion në Kosovë krejtësisht të pavarur qoftë edhe ai i Gjykatës Kushtetuese.!

Shembulli më i mirë i funksionimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë, e tregojë Amerika.

Pavarësisht presionit dhe shantazhit i cili u manifestua nga ish Presidenti Trump duke ndërhy edhe në sistemin e instancave më të larta të drejtësisë deri te Kryeprokurori i Shtetit Amerikanë edhe pse ishte i zgjedhur nga vet Trumpi, ai nuk e shkeli kodin e etikës dhe zbatojë ligjin e zgjedhjeve në Amerikë në mënyrën më shembullore.

Në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë në Shtet e Bashkuara të Amerikës veprojë në harmoni me votimin dhe disponimin e Elektoratit për  zgjedhjen e kryetarit të ri.

Mendojë se institucionet e drejtësisë përkatësisht Gjykata Kushtetuese duke i vlerësuar rrethanat e krijuara në skenën politike dhe tensionet e krijuara gjithandej në mesin e qytetareve.

Do të ishte shumë fleksibilitet që në bazë të rrethanave të krijuara ta pezulloi vendimin e mëparshëm dhe ti hapë rrugë procesit zgjedhor në mënyrë që të zgjidhen institucionet e reja të cilat pa tjetër duhet të përballen me shumë sfida të cilat e presin Kosovën.

Ky është vetëm opinioni im për të cilin nga përvoja e ime e gjatë qoftë në politikë, gazetari apo publicistikë mendojë se do të ishte vendimi më i duhur i momentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat