Dardan Gashi, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu analistë, haj medet për Kosovën

Opinione

Dardan Gashi, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu analistë, haj medet për Kosovën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 janar 2021 Në ora: 20:06
Dardan Sejdiu

Rregulli i parë që duhet ta keni parasysh kur jetoni në Kosovë është: asgjë mos u çuditni. Këtu edhe çudia e ka humb aftësinë për t’i çuditur të tjerët.

E njëra ndër “çudirat” e sotme ka të bëj me Dardan Gashin. Mbase ju kujtohet se në një debat me Edi Ramën, nuk e dinte se a ka Kosova ligj të mjedisit, edhe pse vet kishte qenë ministër i Mjedisit.

Paramendo, kjo i bie sikur një mësues i shkollës fillore mos me ditë a ka gjuha shqipe abetare. Ani, s’ka ligje, këtu nuk vlerësohesh të jesh i ditur, mjafton të jesh intrigant, dallavergji dhe ec përpara.

Dardani pas “analizave brilante” që jepte, u bë  zv. kryeministër, me perlat e tija që nuk kishin të ndalur. Ia krisi pushkës Dardani, herë Dardani e herë Endriti me sharki e allti atyhën e banën kërdi. Ku je Dardan trimi, po ku ishe bre në luftë e me pas bë kërdi, por aty s’ta ka mbajt. Nejse, pasi dështoi në politikë iu kthyë analizave të tija “brilante” në studio televizive.

Mjerë shikuesit kush iu del në televizor, e akoma ma mjerë ata që e dëgjojnë. Personalisht, dalja e Dardanit në TV si analist, më ka shtuar kohën e leximit, për 2 orë më shumë. Dardanin prapë e kuptoj, por nuk i kuptoj ata që e ftojnë, njeri totalisht pa horzionte, pa dije, pa vizion, shkurt e shqip i dështuar në politikë, edhe më shumë si analist. Nuk ka mundësi që të jesh analist i mirë e të jesh ministër i keq, tek të dyja sintetizohet ndajfola: keq. Dardani është vetëm sinonim i shumë  “dardanëve” që dalin nëpër studio televizive, pa asnjë të drejtë morale, pa asnjë dije, vizion dhe mbi të gjitha pa asnjë kredenciale.

Dardan Gashi, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, nuk kanë kredenciale me dal si analistë me fol kur kanë dështuar totalisht në politikë. Ata janë sinonim i dështimit, dhe duhet të jesh pa marre fare që me dal në studio televizive si analist, e gjoja si të pavarur. Jemi vend i vogël, krejt njihemi, e dimë kush e çka ka bërë, çka bën e çka mendon.

Riciklimi i figurave të njëjta që 20 vjet, herë ministër, herë deputet, e herë analist, dhe shpesh herë anasjelltas, nuk u jep hapësirë të rinjve, me ide përparimtare që të shfaqën në jetën publike.

Andaj jemi këtu ku jemi, me të njëjtën varfëri, skamje, nepotizëm, me të njëjtat figura, koha ecën e ne kemi mbet në vend, vaj medet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat