Albin, nuk po munden me ta ndal rriten as të Gjykatës Supreme, as kapësit e shtetit përmes LDK-së , PDK-së, as xhepi i Enver Hoxhës nuk do të zë më!

Opinione

Albin, nuk po munden me ta ndal rriten as të Gjykatës Supreme, as kapësit e shtetit përmes LDK-së , PDK-së, as xhepi i Enver Hoxhës nuk do të zë më!

Nga: Luan Dibrani Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:13
Luan Dibrani

Me këtë akt Gjykata supreme ra në ndikimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e KQZ-se ke i shkelen themelet e pavarësisë!

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme që e la jashtë garës për deputet Albin Kurtin ep mesazhin qe këtë Gjykatë e menaxhojnë karagjozët e ndershëm sikur ne ish Jugosllavi qe ishte Ali Shkukrija dhe Rrahman Morina!

Me këtë akt Gjykata supreme ra në ndikimin e Gjykatës Kushtetuese dhe e KQZ-se qe i shkelen themelet e pavarësisë!

Shkeli mundin e të gjithë atyre gjeneratave të cilat protestuan kundër vendimeve antihistorike, të njëanshme dhe jo demokratike qe iu servuan shqiptarëve nëpër shekuj!

Të privohet Albin Kurti kaq ashiqare dhe kaq padrejtësisht nga e drejta e kandidimit për shkak se ka protestuar kundër 'Kumbarave të Krimit' dhe ka penguar krijimin e Republikës Serbska në Kosovë dhe Zajednicen duke rezistuar edhe demarkacionin me Malin e Zi është e tmerrshme, por e përballueshme deri ne referendumin e 14 shkurtit qe populli do ti ndëshkoj dhe ti dënoj me votën e vet këta grabitqar te lirisë së Kosovës!

Këto vendime të Gjykatës supreme janë të ndikuara politikisht prandaj për Vetëvendosjes,prandaj efekti ka me qenë kundërproduktiv, sepse kjo vetëm mundet me e rritë në zgjedhjet e 14 shkurtit VV-në.

Ky vendimi i kësaj Gjykatë do të luan një rol pozitiv duke ngacmuar pulsin e popullit qe ta ngrit dhe ndihmon zotin Kurti!

Vendimi i djeshëm i Gjykatës Supreme në Kosovë për të penguar kandidimin e liderit të Vetëvendosjes si deputet, është skandali i radhës nga institucione të ndërtuara nga mafia politike e ish qeverive të krimit të organizuar qe janë pran disfatave dhe humbjeve prandaj me çdo kusht bëjnë rezistencën e fundit të ruajtjes se gjendjes aktuale nga okupimi mafioz korruptiv dhe anarkist .

Ky vendimi i kësaj Gjykatë do të luan një rol pozitiv duke ngacmuar pulsin e popullit qe ta ngrit dhe ndihmon zotin Kurti që të ruaj pozicionin e një politikani te spikatur me moton ç’kapen e shtetit nga okupimi dhe pushteti mafioz.

Në Gjykatën Supreme u dëshmua fryma e klanit Pronto dhe komunistëve pleqtë e LDK-së kanë pushtetin akoma në dorë për ti shkuar interesave serbo sllave përpiqen ta pengojnë zotin Albin Kurtin të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve duke e ndëshkuar qe mos të jetë garues në këto zgjedhje!!!

Albin i madh je por kundërshtarët politik me një numër shumë te vogël të popullit te privilegjuar nga qeveritë e deri tashme në maksimum 20 % me budallakite e tyre te verbuar nga interesa personale, po te rrisin baras me pjesën tjetër të varfër të nëpërkëmbur e abuzuar të nënshtruar , të anashkaluar dhe e shtrire për toke edhe për një kafshatë buke janë me ty ,prandaj qëndro vazhdo betejën me ta do te jesh triumf edhe në këtë betejë .

Rritja jote personale është rritja e Vetëvendosjes. Ti je vetëvendosje , Vetëvendosja është Albin Kurti,prandaj këto nderskamza te pushtetit aktual edhe me gjykata te manipuluara Ty po te bëjnë edhe me të madh. Fitorja jote e 6 tetorit të vitit të kaluar duhet thënë që ndezi shpresat e shumë shqiptarëve edhe në trojet shqiptare qe pa durim dhe hezitim do jesh prezent edhe ne Shqipëri, Maqedoni e gjetiu. Boll i madh je po, po të rrisin edhe me shumë prandaj te urojme rrit shëndet e mbarësi,

Albin nuk po munden me ta ndal rriten as Gjykatës Supreme ,as kapsit e shtetit përmes LDK-s e PDK-s, as xhepi i Enver Hoxhës nuk do të nxënë më, do i mundësh me referendumin qe po pritet me 14 shkurt!!!

Qeveria Kurti 2 pritet të inaugurohet përmes “Referendumit me datën 14 shkurt”!

Zoti Kurti as Glauku nuk do të sjell ma shumë vota se sa kundërshtarët tu dhe analistet naiv qe duke te kritikuar dhe injoruar pa argumente po te favorizojnë drejt një fitoreje të thellë.

Zhgënjimin që kanë marrë populli shqiptarët nga klasa politike këto ditë do ta kthejnë me ndërgjegjeje ndryshimin drejt fitores me krejt e drejt.

Qeveria Kurti 2 pritet te inaugurohet me datën 14 shkurt qe për 52 ditë qeverisje e Kurtit 1 vendosi standarde të reja politike, uli pagat për veten, heqi privilegjet dhe lukset qe i kane modifikuar para qeveritarët , shkarkoi bordet joprofesionale me performancë të dobët, anuloi kontratat korruptive,shkarkoj njerëz të degraduar në shoqërinë kosovare,menaxhoj pandeminë me rezultat njëra nder shtetet me të suksesshme,privilegjoj prodhuesit dhe kultivuesit e prodhimeve bujqësore ,luftoj krimin e organizuar për 52 ditë sa qeveritë paraprake për 20 vjet etj, etj.

Këto standarde, qytetarët i mbështet , andaj dhe përkrahja për Albin Kurtin dhe LV u rrit çdo ditë e më shumë,dhe po rritet si nga simpatizantët e VV-se, po ashtu edhe nga kundërshtarët politik te harxhuar me moton plaçkit, rrëno ha e pi në kurrizin e qytetarit,prandaj kësaj here pas 20 vejte votuesi u zgjua nga amullia e servuar nga të korruptuarit dhe anarkistet që e sollën Kosovën në këtë gjendje aq te mjerë.

Në historinë e popujve liderët e botës edhe nga burgu janë nxjerr me revolucion dhe vota e tyre i kane bërë ministra e kryetar shtetesh shumë figura prandaj kësaj here përkundër pengesave ,intrigave , manipulimeve dhe nderskamzave qe po e barrikadojnë zotin Albin Kurtin , ka ardhur koha qe të ndëshkohen modelet ish qeverisës për ta hapur një kapitull të ri politik me Albin Kurtin kryeministër . Kjo alternativë e kësaj lëvizje ndjek kthesat politike qe populli e kurorëzon me të madhin Albin Kurtin me kurajo dhe guximin e sloganit të Vjosa Osmanit dhe logon aktuale të përbashkët “Krejt e drejt do arrihet fitorja përmes referendumit të 14 shkurtit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat