E penguan Rugovën të shkonte në Prekaz, të njëjtit sulmuan Albinin në Drenicë

Opinione

E penguan Rugovën të shkonte në Prekaz, të njëjtit sulmuan Albinin në Drenicë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 shkurt 2021 Në ora: 10:04
Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

Të egër njësoj si në vitin 1999 pas luftës, mungesa e civilizimit ka ngelur akoma e pa zbarkuar në një pjesë të Drenicës. Kur themi Drenica nënkuptoj këtu disa njerëz që mendimin ndryshe nuk e kuptojnë si vlerë, por si armiqësi.

E gjithë kjo urrejtje është ndjell nga disa ish komandantë të luftës, më kryesori Sami Lushtaku. Njësoj si Rugovën kur e kërcënuan për vizitën e planifikuar në Prekaz, ashtu edhe Albin Kurtin në 2021 e penguan duke e sharë, po ajo mendësi primitive e kultivuar nga ata që vetën e konsiderojnë çlirimtarë.

Vetëm çlirimtarë s’mund të jenë ata që ndjellin urrejtje brenda popullit shqiptar, pavarësisht bindjeve politike. Mirëpo, jo, ata kanë mendësi komuniste, nuk është habi që akoma librat e xhaxhit Enver i fshehin nën jastëk.

Samiu, njeriu që po akuzohet nga familja Jashari se me paratë e luftës ka blerë, tokë, flet për patriotizëm, për nder dhe e quan vetën çlirimtare. Turpi i botës, Drenica nuk meriton të ketë njerëz si Samiu dhe ata që sulmuan Albin, që janë të njëjtit që kërcënuan dr. Rugovën, janë pjesa më e shëmtuar e Drenicës.

Drenica gjithnjë ka pasur njerëz të pushkës, të fjalës dhe penës. Dhe kurrë drenicaku nuk e ka sulmuar vëllain e mikun, por vetëm armikun. Epo harruam një detaj të vogël, por shumë të rëndësishëm: armiku më i madh për sojin e Samiut, janë ata që i prekin pushtetin. E për pushtet Samiu nuk njeh askënd, as djalin e Adem Jasharit, çka e ka përmend vet edhe në aferën “Pronto”.

Me sulmin ndaj Albinit, një pjesë e PDK atje, shfryen mllefin për humbjen e pritshme, për të cilën nuk u ka faj as Albini dhe as Vjosa.

Fajet duhet t’i gjejnë tek vetja për të gjitha të këqijat që i kanë bërë vendit, si pasojë edhe populli ua ktheu shpinën, atyre që u besoi pushtetin.

Nëpërkëmbja e gjatë, pothuajse 20 vjet nga PDK është dëshmia më e mirë. Kushdo që ua cenon pushtetin. Dikur e kishin të pamundur ta merrnin sa ishte Rugova gjallë, e tani Albini, mospranimi i një gjë të tillë është dëshmi e një mendësie primitive, patriarkale. S’ka më turp se Drenica e Adem Jasharit të bie nën komandën e ca banditëve të veshur me pushtet.

Rasti në Drenicë, dëshmon më së miri pse s’duhet votuar PDK, dhe me disfatën e garantuar me 14 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat