Kush po portretizon tregimin për UÇK-në, a ishte një UÇK, apo disa UÇK...!?

Opinione

Kush po portretizon tregimin për UÇK-në, a ishte një UÇK, apo disa UÇK...!?

Nga: Agim Vuniqi Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:54
Agim Vuniqi

Protagonizmi i luftës dhe UÇK-ja në kohe fushate ka përfshirë politikanë të ndryshëm, pothuajse të të gjitha subjekteve politike duke ia shpërndarë simpatizantëve të tyre tregimet për luftën, duke përfshirë Fatmir Limajn, Enver Hoxhën, dhe Akademikun me uniforme Kujtim Shalën, varësisht cilit subjekt politik i takojnë.

Lufta dhe paslufta e UÇK-së ka lënë shumë cështje të hapura dhe të pa shpjeguara drejtë. Nëse duhet të marrim informacione të dores së parë që të përmbyllet kapitulli i luftës, atë nuk mund ta gjeni as në bibliotekë, as në arkiv. Deri më tash nuk kam lexuar diçka përmbajtjesore për luftën sepse ajo shpesh po personalizohet, here-herë qëllim ishin mungesa e fakteve dhe dëshmive të prekura-dokumenteve, prandaj aq shpesh, pothuajse në çdo fushate zgjedhore po ndërrohet e vërteta për luftën, varësisht nga cili kënd politik përfolët.

Zakonisht gjatë fushatës ka politikane të cilët kanë ndërtuar kauza tregimi për luftën çlirimtare, shumë nga kanë qenë jeshil-të rinjë, dhe shumë prej tyre kanë qenë ideologjikisht kundër luftës. Ajo që sot po përballemi është kush e themeloi UÇK-në, kush ideoi emrin e UÇK-së, e shumë pak flitet për betejat e zhvilluara, kush i udhëhoqi ato, sa ishte numri i pjesëmarrësve, cilat objekte strategjike u sulmuan, në cilat zona u mbrojtë popullata civile, cilat ishin zonat e liruara nga okupimi, e shumëçka tjetër.

Shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje, për të cilat është dashur të flasin dëshmitarët me kohë, sepse lufta përveç pasojave në njerëz ka lenë shumë cështje të hapura historikisht, për një arsye të thjeshtë, sepse paslufta sheshazi prodhoi çlirimtarë, mercenarë, profiterë dhe shumë komandantë-milionerë, ndërsa nuk u kuptua kush ishte në taborin tjetër, kolaboracionistë, e kush tradhtarë. As nuk u qartësua ndonjëherë kush e themeloi Shtabin e Përgjithshëm dhe si u caktua komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, pra nuk ka ndonjë studim dubioz për luftën që njëherë e përgjithmonë të kuptohet realiteti dhe të përmbyllet politikisht kapitulli i luftës.

Në vendet përreth ku ka pasur luftë nuk operohet më me një diskurs të tillë, sepse çdo gjë është përmbyllur. Thjesht nuk po kuptohet as diskursi politik i partive të dala nga lufta, a ishin ato parti që udhëhiqnin luftën, apo lufta e tyre kishte karakter ideologjik... Tash po dalin të dhëna dhe të gjithë komandantët, apo shumica e tyre, paskan qenë një grup i komisareve politik, të cilët kanë qenë të ngjyrosur me ideologji partiake, e komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, cilës parti i takonte? Ai do të duhej të fliste me kompetenca dhe besohet se duhet të japë një këndvështrim me real, kur flet për celulat e para të luftës dhe lidhjet e tyre me LDK-në si lëvizje popullore!? Nga ajo që flet Sylejman Selimi nr.1 i UÇK-së krijohet përshtypje se brenda saj kanë ekzistuar grupe të ndryshme të interesit. Çka është më rëndësi të veçohet ai flet për individët dhe familje, ai tash përpiqet të neutralizoje kundërthëniet ideologjike të cilat kanë përcjellur luftën, mundohet që përmes intervistave 20 vjet pasluftës të bëjë korrekcione historike, nxjerrë të pastër figurën e luftëtarit Gani Geci, Osman Geci dhe lidhjet e tyre që kanë pasur me kryekomandantin Adem Jasharin. Ai lë të hapur dhe të hamendshëm faktin se kush i ka shkruar komunikatat e UÇK-së.

Konkludim i asaj që përpiqej të thoshte ishte: derisa të tjerët janë marrë me atë si të shkruhen komunikatat dhe si te emërohet rezistenca popullore Adem Jashari, Sylejman Selimi, Gecët dhe të tjerët nuk kanë pasur kohë të merrën me retorikë luftë, por kanë luftuar... Historianët klienteliste kanë mbetur mbrapa ne spjegimin shkencor të fenomenit UÇK, a do të lejohet të shtremberohet historia dhe mos të qartësohet shkenctarisht roli i pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë të luftës, jo i atyre që politizuan luftën dhe përfituan materialisht gjate luftës dhe pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat