Flamuri i Republikës së Kosovës e ka kuptimin e Hartës së paprekshme të kufijve

Opinione

Flamuri i Republikës së Kosovës e ka kuptimin e Hartës së paprekshme të kufijve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:19
Sulejman Mehazi

Habitemi me shumicën e qytetarëve të Kosovës!, si është e mundur  të mohohet Flamuri dhe Stema e Republikës së Kosovës?, nëse jeni shtet mos e nënçmoni Pavarësinë e këtij shteti me flamuj kuq e zi të Shqipërisë, prandaj Vuçiqi i Serbisë luan e ju nënçmon.

Nëse jeni Republikë pse nuk e respektoni Flamurin dhe Stemën e kësaj Republike të larë me gjak?!

Ambasadori amerikan Kosnett hapur tha, se, "ushtarët amerikan nuk kanë vdekur as për Shqipëri të madhe, as për Serbi të madhe, po për Kosovën", dhe vet simbolika e flamurit të Kosovës është e caktuar, e rrethuar me kufijtë e qartë rrethepërqark fqinjëve.

Njëherë e përgjithmonë duhet ditur se Flamuri i Republikës së Kosovës e ka kuptimin e Hartës së paprekshme të kufinjve amerikanë e evropianë në Ballkan.

Kujdes, nëse nuk e respektojmë, nuk e duam, nuk e mbajmë, ruajmë e nuk përkujdesemi për hartën e paprekshme të Flamuri të Kosovës, atëherë ata që na e kanë vërë këtë hartë të Flamurit të Kosovës mund të na marrin e të mbetemi pa hiq fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat