Mbi trashëgiminë ilire në Prishtinë, ndërtohet Muzeu i Sulltan Pushtuesit

Opinione

Mbi trashëgiminë ilire në Prishtinë, ndërtohet Muzeu i Sulltan Pushtuesit

Nga: Haxhi Mehmetaj Më: 26 mars 2021 Në ora: 13:54
Muzeu i Sulltanit

Sulltan Mehmet Pushtuesi (1432 – 1481), të cilit Komuna e Prishtinës dhe TIKA po i ndërtojnë muze, në fushatën e tij për konvertimin e shqiptareve nga të krishterë në mysliman ka vra disa herë më shumë shqiptarë sesa Millosheviçi në Luftën e viteve 1988 – 89. Nuk duhet të befasohemi kur një ditë edhe Serbia të kërkoj që kisha ortodokse serbe, e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, të behet Muze i Millosheviçit.

Dje Komuna e Prishtinës ka nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), siç thuhet për realizimin e projektit të restaurimit të Hamamit të Madh të Prishtinës. Me ketë marrëveshje skandaloze Hamami i Madh i Prishtinës behet Muze i sulltan Mehmet Fatihut (Pushtuesit), ndërsa i cenohet autenticiteti dhe përdhoset historia jonë kombëtare. Për ketë muze Komuna e Prishtinës dhe TIKA kanë ndarë nga 500 mijë euro (1milion euro).

Hamami i Madh i Prishtinës është monument i shpallur Trashëgimi Kulturore . Me ketë emër ka hy në listën e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore. Qysh në vitin 1981 i është dhënë në pronësi të përhershme Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës. Ky institucion ku isha drejtor nga viti 1999 deri në vitin 2013 ka marrë pjesë në te gjitha fazat e konservimit të Hamamit, përveç fazës së shëmtimit dhe shkatërrimit të tij me llaç betoni, për çka kam reaguar në te gjitha institucionet kompetente dhe në mjetet e informimit publik.

Në vitin 2009 – 2010 kam ndërmarrë gërmime arkeologjike, ku kam zbuluar shtresa dhe gjetje të periudhës ilire të hekurit, murin e një objektit të antikitetit të hershem dhe poçeri nga mesjeta e mesme deri në mesjetën e vonë. Në vitin 2010, Komuna e Prishtinës sipas kërkesës sime ka marr vendim që Hamami i Madh i Prishtinës të behet Muze i Komunës së Prishtinës, ku do të prezantohej trashëgimia kulturore që nga neoliti deri në mesjetë, edhe fazat e ndërtimit të Hamamit të Madh.

Sulltan Mehmet Pushtuesi (1432 – 1481), të cilit Komuna e Prishtinës dhe TIKA po i ngritin muze, në fushatën e tij për konvertimin e shqiptareve nga të krishterë në mysliman ka vra më shumë shqiptarë sesa Millosheviqi në Luftën e viteve 1988 – 89. Nuk duhet të befasohemi kur një ditë edhe Serbia të kërkoj që kisha ortodokse serbe e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës , të behet Muze i Millosheviçit.

Andaj apeloj që të shfuqizohet Memorandumi skandaloz me agjencinë Turke me te cilin Hamami i Madh i Prishtinës behet Muze i sulltanit pushtues. Ky mjedis duhet të behet Muze i Komunës së Prishtinës.

Maketi i Hamamit të Prishtinës – Muze i Sulltanit Pushtues

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat