Hajnat që dje ishin në pushtet, po i frikësohen hijes së vet

Opinione

Hajnat që dje ishin në pushtet, po i frikësohen hijes së vet

Nga: Rexhep Torte Më: 4 prill 2021 Në ora: 06:28
Rexhep Torte

Enver Hoxhaj u.d.  kryetar i PDK-së, Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe pretendonte për president, Avdullah Hoti ish kryeministër dhe deputet i LDK-së , Agim Veliu dhe Driton Selmanaj autsajder të LDK-së, në mbledhjet e Parlamentit të Kosovës më 2 dhe 3 prill 2021, me sjelljet dhe deklaratat e tyre u dëshmuan se janë kundër  Vjosa Osmanit presidente, se janë  tejet të dëmshëm për Kosovën, dhe se po e kënaqin Serbinë gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve të Kosovës.

Është e papranushëme dhe e papërgjegjshme mosmarrja pjesë dhe mosvotimi i deputetëve në mbledhje të Parlamentit të Kosovës, të cilët janë të obliguar t’i përmbushin detyrimet që i kanë ndaj popullit dhe pagave të majme që i marrin.

Kjo e arsyeton plotësisht Projektligjin për Zgjedhjet që u kërkua nga mazhoranca të vihet në rend dite më datë 2 prill 2021  në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës.

Fundja epilogun  e këtyre sjelljeve destruktive dhe të papërgjegjshme të këtyre individëve dhe të këtyre partive opozitare të Kosovës, do ta shohin në zgjedhjet e ardhshme, cilat do qofshin ato, kur këta individë dhe këto parti opozitare  do ta marrin shuplakën e dytë vendimtare nga votuesit e Kosovës.

Kësi partish dhe kësi deputetësh destruktivë nuk i nevojiten as djallit e jo më Kosovës,  e cila ndodhet para shumë sfidave, mu për shkak të këtyre partive dhe individëve të sipërpërmendur.

 Kosova ndodhet  para dy  rrugëve  vendimtare, o me Albin Kurtin kryeministër dhe Vjosa Osmanin presidente, të pastër, dinjitozë edhe të pa korruptuar, që kanë synim   forcimin e  shtetit, reformimin e  drejtësinë, luftimin e  pasurimit të  paligjshëm, luftimin e korrupsionit e nepotizmit  për ta bërë Kosovën  dhe popullin e lumtur.

O Kosova të kthehet prapa në rrugën e vëllavrasjeve për pushtet, në rrugën e tradhtarëve të Kosovës, në rrugën e hajnave, katilëve e rezilëve, të cilët ardhja e Albin Kurtit kryeministër dhe e Vjosa Osmanit presidente që i solli vota e popullit më 14 shkurt 2021, i ka çoroditur fare, dhe se për arsye se nuk janë më në pushtet i frikësohen edhe hijes së vet.

Kosovën e katandisën, varfëruan, shkatërruan dhe dëmet rëndë PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja Nisma dhe  AKR-ja, me udhëheqësit e tyre tejet të papërgjegjshëm dhe egoistë, të cilët  në 21 vitet e kaluara  u munduan vetëm për interesat e tyre të ngushta karrieriste.

Seanca e Parlamentit të Kosovës e datës 2 ptill 2021, beri që të lakuriqohen e t’u bijën brekët partive të sipërpërmendura opozitare shqiptare në Kosovë, që e udhëhoqën dhe keqqeverisën Kosovën në liri e pavarësi në 21 vitet e kaluara.

Hajnat, katilët dhe rezilët e partive që ishin deri dje  në pushtet u dëshmuan se i ka kapur paniku dhe tani po i frikësohen edhe hijes së vet.

Albin Kurti kryeministër i Kosovës dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës i kanë tmerruar thellë partitë pushtetare të deridjeshme, të cilat shuplakën e parë e morën nga votuesit në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke e lënë LDK-në, me 15 deputetë, PDK-në me 19 deputetë, AAK-në me 8 deputetë, Nismën duke e diskualifikuar dhe AKR-në me vetëm një deputet, Behgjet Pacollin vet.

Këto parti të sipërpërmendura u përpoqën në të gjitha mënyrat që nëpërmjet KQZ-së, Gjykatës Kushtetuese dhe  Gjykatës Supreme të Kosovës, ta  pamundësojnë Albin Kurtin të kandidojë  për deputet.

Këto parti të sipërpërmendura  në bashkëpunim me  KQZ-së e Kosovës,  diasporës shqiptare  të Kosovës i nxorën shumë  nëpër këmbëza dhe pengesa, që diaspora shqiptare të mos votojë masovikisht  ne zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Mazhoranca e Albin Kurtit me seriozitetin më të madh është e përkushtuar në themelimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja solide,  të pastra e të afta  për ta operacionalizuar realizimin e programit  qeverisës  me synim  forcimin e  shtetit, reformën  në drejtësi, luftën kundër pasurimit të paligjshëm, korrupsioni dhe nepotizmit.

Mazhoranca e Albi Kurtit synon  edhe nxjerrjen e Serbisë dhe të kriminelëve të saj për krimet që i kryen në Kosovë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës të Serbisë në vitet 1998/99 në Kosovë.

Këto synime të mazhorancës së Albin Kurtit  për ta çuar para Kosovën, siç u tregua edhe në  mbledhjen  e Parlamentit të Kosovës e datës 2 prill, nuk i shkon për shtati as PDK-së, as LDK-së, as AAK-së, as Nisma dhe as AKR-së.

Kjo u dëshmua me vetë faktin se, partitë e sipërpërmendura  reaguan me pa të drejtë e fuqishëm   që të hiqet nga rendi i ditës Projektligji i propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje,  që parashihte, e para  mundësinë që diaspora shqiptare të mund të votojë nëpër ambasadat e Kosovës jashtë vendit, dhe e dyta ndryshimi i nenit me qëllim të harmonizimit  me nenin 70 të kushtetutës  me Kushtetutën e Kosovës lidhur me personat e dënuar që  t’u mundësohet  të kandidojnë si deputetë.

Opozita e Kosovës këtë Projektligj e konsideroi të papranueshëm, edhe pse është e ditur se në këtë Projektligj nuk ka asnjë të keqe për Kosovën, sepse mërgata e Kosovës është ajo që e mban gjallë Kosovën me paratë që i dërgon në Kosovë, është ajo mërgatë shqiptare  që e financoi UÇK-në, pa të cilën Kosova sot nuk do të ishte shtet i lirë dhe i pavarur.

Obstruksionet destruktive të opozitës shqiptare në Kosovë u treguan edhe  me deklaratat e tyre lidhur me pjesëmarrjen e deputeteve të tyre në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e Vjossa Osmanit presidente.

Obstruksionet destruktive të opozitës shqiptare në Kosovë u shfaqën nëpërmjet deklaratave qëllimkeqe se,  deputetët e njërës parti do të marrin pjesë në mbledhje por nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin presidente, ndërsa deklaratat e partisë tjetër thoshin se nuk do të marrin pjesë në mbledhje, duke shprehur inatet e tyre, apo dëshirën pse presidenti i Kosovës të mos jetë nga radhët e partive të tyre.

Opozita shqiptare në Kosovë e harroi fare faktin se deputetët marrin rroga të majme dhe se e kanë obligim  shtetëror e kombëtar për të marrë pjesë në mbledhjet e Parlamentit të Kosovës dhe për t’u sjellë në mënyrë të dobishme për shtetin dhe popullin e Kosovës, kjo me siguri figuron  edhe në tekstin e  betimit që  deputetët e japin në  parlament.

Aqë sa  i ruajtëm  në kujtesën tonë deklarata e Eqrem Kryeziut, ish nënkryetarit të LDK-së ishte nga më të mençurat , kur tha se, “ Me këto reagime ndaj ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet, mbështetja popullore për VV-në do të rritet. Institucionet e derisotme  shitën legalisht  1 ari tokë për 1 euro”.

Dritan Tali, ish këshilltar i Albin Kurtit, u shpreh  kundër propagandës së opozitës shqiptare në Kosovë se gjoja me ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, do të mund të votojnë  400 mijë serbë, duke thënë se,  “Në vitin 1991 në Kosovë kanë jetuar  vetëm 194  mijë e i90  serbë”.

Behgjet Pacolli diku pas mesnatës 2 prillit  kishte shkruar se, “ Grupi parlamentar i LDK-së ishte konstruktiv, sepse pritej të votohej presidenti, e doli  Ligji për zgjedhjet”.

LDK-ja, deklaronte, “Tërhiqeni ligjin , ta votojmë Vjosën”.

Opozita  shqiptare ndryshimin e Ligjit për zgjedhje e quante shantazh për zgjedhje të reja, edhe pse e din se tani është koha e Albin Kurtit, dhe në zgjedhje të reja  opozita s’do ta kalontë as pragun zgjedhor.

AAK-ja deklaroi se, “Ne kemi kandidatin tonë,  nuk e  votojmë Vjosa Osmanin dhe nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Parlamntit të Kosovës.”

Fatmir Limaj, kryetari i Nisma që pësoi debakël në zgjedhjet e fundit deklaroi se,  “Mos  iu nënshtroni  shantazhit  të pozitës”,  gjoja se pushteti  qenka i gatshëm ta shkatërrojë  sistemin demokratik në vend.

Enver Hoxhaj, deklaroi se, “Albin Kurti  dëshiron zgjedhje të reja sepse ka frikë nga pushteti. Vjosa Osmani është përçarëse dhe jo unifikuese. Jemi në Kuvend për t’i thënë jo zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente. Kurti po e dërgon Vjosa Osmanin në presidencë që të ketë në kontroll absolut , gjyqësorin,  ushtrinë,  shërbimin inteligjent dhe diplomacinë, sipas asaj që thoshte në fushatë zgjedhore  krejt e dejt, duhet t’i binden zotit Kurti”.

Isa Mustafa, deklaroi se, “ Vendi po rrëshqet  në një fazë të rrezikshme. Vetëm një opozitë e  vendosur  e ndal brutalitetin politik të Albin Kurtit”, duke harruar Isa Mustafa, ky matufi i gjorë komunist, është  ai që e shkatërroi frymën rugoviane dhe e fundosi LDK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat